Shkrimtari, Besnik Mustafaj i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News tregoi se si nisi të shkruajë poezi dhe se si arriti të realizonte librin e tij të parë.
Mustafaj: Në vit të dytë siç ndodh në konvikt tani unë rashë në dashur me një vajzë.
Fillova që ti bëj vjersha që ti pëlqej asaj.
Lindja e poezisë lidhet me një vajzë e cila doli nga jeta ime si të gjithë adoleshentët dhe mbeti dashuria për poezinë.
Sepse unë vazhdova të shkruaj poezi.
Një mësuese e imja e letërsisë që ishte fantastike më nxiste.
Në verë vija në Tropojë me pushime.
Shkoja tek zyra e një shoku të babait tim që kishte makinë shkrimi dhe i shtypja poezitë.
Kur erdha në vit të katërt të shkollës së mesme me nxitjen e kësaj mësueses unë çova atë që do të ishte libri im i parë në shtëpinë botuese ‘’Naim Frashëri’’.