''Lindja e dashurisë për poezinë lidhet me një vajzë që pëlqeja'', Mustafaj: Ja si realizova librin tim të parë

Kultura

''Lindja e dashurisë për poezinë lidhet me një vajzë që pëlqeja'', Mustafaj: Ja si realizova librin tim të parë

Më: 26 dhjetor 2024 Në ora: 22:12
Besnik Mustafaj

Shkrimtari, Besnik Mustafaj i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News tregoi se si nisi të shkruajë poezi dhe se si arriti të realizonte librin e tij të parë.

Mustafaj: Në vit të dytë siç ndodh në konvikt tani unë rashë në dashur me një vajzë.

Fillova që ti bëj vjersha që ti pëlqej asaj.

Lindja e poezisë lidhet me një vajzë e cila doli nga jeta ime si të gjithë adoleshentët dhe mbeti dashuria për poezinë.

Sepse unë vazhdova të shkruaj poezi.

Një mësuese e imja e letërsisë që ishte fantastike më nxiste.

Në verë vija në Tropojë me pushime.

Shkoja tek zyra e një shoku të babait tim që kishte makinë shkrimi dhe i shtypja poezitë.

Kur erdha në vit të katërt të shkollës së mesme me nxitjen e kësaj mësueses unë çova atë që do të ishte libri im i parë në shtëpinë botuese ‘’Naim Frashëri’’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat