(“Kush kërkon të ketë pa turp, shumë mall e tokë?
Ka mundësi të jetë pa njërin-tjetrën; i pa trup dhe i pa kokë!”)
Njeriu gjatë gjithë jetës së tij, por edhe toka në vazhdimësi
Kërkojnë të jenë zotues, sundimtarë, të kenë tapi në pasuri...
Njeriu ishte fort i uritur dhe i etur, për të marrë shumë tokë
Mirë por, edhe toka reciprokisht, ishte siç është vet njeriu...
Ajo ishte shumë e etur, ishte e këtillë dhe atillë një hapësirë
Atë duke e tretur, shkrirë e përbirë, duke ju sillë e p'shtillë
Ajo kërkonte që ta merrte për vete njeriun në atë mënyrë
Po ta rrotullosh, ta kërkosh e ta kthesh në anën tjetër n’errësirë
Që e bën njeriu, me e pa qëllim; anën e errët, të re, apo t’ vjetër
Njeriu i cili është i pa punë, është e do të mbetet krejt i kot
Ka mundësi që të jetë pa ideal, atdhe, jo shëndetshëm i pa jetë
Aspak i mirë, e jo i vërtetë; pa familje, pa miqësi dhe i pa shokë...
Njeriu që është vetja e tij, me dashuri në që ka shëndet e punë
Duhet të jetë i kënaqur fort mirënjohës e faleminderues
Ku duhet të thotë: lumi ai-ajo, dhe lumi unë i lumë!
Dhe krejt në fund, në çdo qytete, ose në secilin katund
Ti nëse je i lirë? dhe njeri i mirë! mos kërko shumë tokë;
Ndonëse nuk e largon ngopjen që ke, dhe asnjë here etjen pa fund:
Një ditë do të mbetesh pa hiq gjë, krejt i kotë, pa trup e kokë!
Njeriu e shfrytëzon, han prej saj dhe në fund e len tokën
Toka e hanë më shumë njeriun, dhe ja merr i humbë kokën!
Njëri-tjetra në jetë bëjnë gara: se kush do të jetë e para?!