Dikur herët shumë herët
I mbushur me lot varfërie,
Dhe nga përndjekjet e kohës
I merr rrugët e botës…
Atje largë nën qiej të huaj
Ngatërrohen rrugët e fjalët,
Një shikim nuk mjafton
Dhe një buzëqeshje ia shton.
Ecën kjo valë pa u ndalë
Derdhen krahët rrugëve tretur,
Shpesh nëpër dallgët e rrëmbyera
Ikin plot me pa u përshëndetur.
Prekin thellë pritjet e neveritshme
Tutje shikon karvanet e stërgjatura,
Ku kalojnë kufirin si nëpër dreqër
Atdheu mbi të gjitha ska rrugë tjetër.
Si rrotë e çmendur sillet koha…
Nëpër tehun e saj kalon sëcili mes nesh,
Një ndjenjë thellë si therrë të përshkon
Përherë në ikje e kurgjë nuk po kupton.