Në prag të vigjiljes së vitit të ri 2025, Ansambli i Këngëve dhe Valleve "Kastriotët" të qytetit të Ferizajt, me traditë 57 vjeçare, dha një program të pasur para qytetarëve ferizajas me këngë nën udhëheqjen e artistit, Ibish Hetemit, sopranës, Rrezarta Ramadanit, ndërsa vallet ishin të përgatitura nga ish-valltari profesionist i Ansamblit "Kastriotët" Fadil Ramiqi.
Pjesëmarrja e qytetarëve ferizajas në Teatrin "Adriana", për të përcjellur interpretimin e këtij Ansambli, ishte mjaft e madhe...