Navalni, frymë lirie

Kultura

Navalni, frymë lirie

Nga: Engjëllushe Sheme Koltraka Trojvogjli Më: 28 dhjetor 2024 Në ora: 15:16
Navalni

Ju zemra demokrate

Anë e mbanë globit

U erdhi ky lajm mandate

Lajm i rëndë I kobit!

Ju zemra së bashku qani

Për heroin e globit Navalnin.

E vranë në të ftohtën qeli

Luftëtarin e madh për demokraci.

Kundërshtari, despot i zi

Që po gjakos një Rusi

Ah, sikur të ngjallej Esenini

Të thurte vargje vajtimi…

Të thurte vargje dashurie

Për Navalnin, simbol Iirie

Për sytë e tij plot shpresë

Për buzëqeshjen e tij çdo mëngjes.

O nënë e Navalit, moj zemër fisnike!

Biri yt u kthye në një roje drite

Që po verbon sytë e gjaksorit

Dhe po ndriçon sytë e gjithë globit!

Navali me forcën e guximit

Nuk njohu mënyrën e nënshtrimit

Pranoj mënyrën e përballjes

Me forcën e shpirtit si të dallgës.

Me Diktatorin më të egër në botë

Në sy fëmijësh mos të ketë lotë

Tani Navalni u khye në frymë

Që frymëzon njerëzimin për Lirinë.

Gjigand kundër korrupsionit

I pathyeshëm përballë Putin mizorit

Mizori nuk ta mposhti forcën e guximit

Mizori nuk ta preu dot fjalën

Ty vigan në sheshin e Kremlinit

Rreth teje heronjtë e Rusisë u ngjallën.

Mizori kurrë nuk ta prishi buzëqeshjen

Me sy gjaksorësh kur u ndeshën

Për ty sot loton e gjithë Rusia

Se për të, ti ishe mrekullia.

Se ti në çdo zemër mbillje shpresën

Tu u bëre diell që ngroh me rrezen

Edhe i vdekur gjaksorëve u ngjalle frikën

Edhe i vdekur i bën që të dridhen…

 

Për ty loton çdo zemër nëne

Në të gjithë botën përballë kësaj gjëme

Loti i hidhur po e thanë syrin

Nëna e mjerë kërkon të birin!

Kjo gjëmë e madhe thau drurin

Kjo gjëmë e madhe çau gurin

Kjo gjëmë e madhe përloti burrin

Kjo gjëmë e madhe e uli në gjysm shtizë flamurin…

Kjo gjëmë e rëndë ndodhi në Rusi

Pas kësaj gjëme po ngrohet një rini

Me shpirt e frymë Navalni

Vetëm për Liri rusët s’të falin!   

Navalni kundër atyre që terrorizojnë njerëzinë

Kundër luftës kriminale në Ukrahinë

Kundër mizorit që mban gishtin

Në butonin e një bombe atomike

Njerëzimin duke e drithëruar prej frike…

Navalni kundër të keqes në Botë

Të keqen nuk e duronte dot!

Sa herë u ndesh me tiraninë

Duke treguar trimërinë.

Por sot në arkivol e shtrinë

Dhe i shtrirë e tmerron lubinë

Navalni e fali rininë

Për botën e jo vetëm për Rusinë.

Vepra e tij ndrit kudo

Për të gjithë Botën Ti je Hero!    

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat