Shqipëri

Kultura

Shqipëri

Nga: Xhelal Hoxha Më: 30 dhjetor 2024 Në ora: 11:04
Xhelal Hoxha

Ti nënë jona e bukura, me t’mirin e t’ëmblin emër

Je kopshti me lulet, më të mira për çdo zemër

Je ndër të gjitha vendet tjera, një zonjë e ranë

Në shpirtin tim, e ruaj një testament me rëndësi;

Ku nga mendja e zemra, kam ty për ta thënë:

Je më e bukura, më e ëmbla, më e mira, TI SHQIPËRI!

Për ty e n’ty punuam, jetuam, u sosëm e luftuam...

Shumë njerëz u plagosën, u burgosën dhe u sakrifikuan

Ku së bashku u munduam, u dogjëm edhe u poqëm...

Ku të zitë e ullirit, në burgje si andej-këndej kufirit

Në beteja e luftëra të një pas njëshme, shumë keq hoqëm;

Një përndjekje-golgotë, n’vende të ndryshme u ndoqëm...

 

Ndonëse po përpihemi, po shkrihemi e shterohemi për ty

Armiqtë, hasmit tanë, na ndan, na copëtuan, e na cunguan

Ku desh na asgjësuan, dhe gati sa s’na tjetërsuan...

Mes përmes, kufi andej-këndej, mu në mes vëllezërve

Ku na ndanë e përqanë, ku na përzuan e na shpërndanë...

Ne gjersa t’marrim frymë, e gjersa sa t’jemi gjallë

por edhe kur më t’mos të jemi, në këtë tonën jetë

Qoftë edhe n’varre t’vdekur, edhe dheu të na tretë

TY, do të dojmë e mendojmë, do të kujtojmë vërtetë!

Që të gjithë një ditë dotë largohemi nga kjo tokë

Pra do të vdesim, pa na pyetur fare nga kjo botë

Testameti ynë ka qenë, është e do të jetë:

Sytë qelë sigurisht përjetë, që do t’na mbetën

Nëse me Ty, dhe së bashku me Dardani

Me popullin tuaj, për mos me qenë t’huaj

Do t’ju  rehatojmë dhe do t’ju bashkojmë!

Me ty e për ty gjithmonë, do të punojmë e mbi jetojmë...

TI je e vetmja lule jona, e qelura dhe ndritura, Shqipëri

Të gjithë që jemi, do të jetojmë e do të vdesim, një ditë te TI !

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat