Fishtën se trembi vdekja

Kultura

Fishtën se trembi vdekja

Nga: Dedë Preqi Më: 30 dhjetor 2024 Në ora: 18:25
At Gjergj Fishta

Para se me i mbyllë sytë

Në frymëmarrjen e fundit,

At Fishta, i lë porositë e veta

Thotë, nuk më frikëson vdekja.

Shkoi edhe gjithë ai burrë

Në vendin ku s’kemi qenë kurrë,

Atje ku sëcili e ka banesën e vet

Edhe i varfëri dhe ai i quajturi mbret.

Nuk më tremb vdekja tha poeti

Po shkoj i kënaqur në botën tjetër,

Më tremb vetëm brenga për shqipëtar

Që nuk i vajtën njëherë punët mbarë.

At Fishta, kishte lënë edhe porosi,

Kam punuar tërë jetën për fe e atdhe,

Nuk po më dhimset jeta në këtë botë

Më dhimset populli me armikun mbi kokë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat