Para se me i mbyllë sytë
Në frymëmarrjen e fundit,
At Fishta, i lë porositë e veta
Thotë, nuk më frikëson vdekja.
Shkoi edhe gjithë ai burrë
Në vendin ku s’kemi qenë kurrë,
Atje ku sëcili e ka banesën e vet
Edhe i varfëri dhe ai i quajturi mbret.
Nuk më tremb vdekja tha poeti
Po shkoj i kënaqur në botën tjetër,
Më tremb vetëm brenga për shqipëtar
Që nuk i vajtën njëherë punët mbarë.
At Fishta, kishte lënë edhe porosi,
Kam punuar tërë jetën për fe e atdhe,
Nuk po më dhimset jeta në këtë botë
Më dhimset populli me armikun mbi kokë.