Shtypshkronja prestigjioze "Dukagjini" në Pejë, nën mbikëqyrjen e drejtorit të Shtypshkronjes z. Lavdim Beqiri (së bashku me stafin e tij të përkushtuar profesional), sot, ka nxjerrë në dritē dhe me sukses shtypin e librit tim më të ri, të titulluar "Don Fran Sopi – Frymëzues dhe shpërndarës i dashurisë Hyjnore".
Ky botim është një rezultat i një pune disa mujore dhe të thelluar hulumtuese, reflektimi dhe përkushtimi, që synon të ofrojë një pasqyrë të plotë mbi jetën, veprën dhe misionin e jashtëzakonshëm shumdimensional të Don Fran Sopit.
Libri në fjalë është një dëshmi për këtë figurë të shquar shumdimensionale fetare, kulturore dhe kombëtare, i cili, përmes sakrificës, dashurisë hyjnore dhe angazhimit të tij të palodhshëm, ka lënë gjurmë të pashlyeshme në jetën shpirtërore dhe kulturore të popullit tonë.
Në 500 faqe të ndara të librit , në pesë kapituj gjithëpërfshirës, përfshihen reflektime, opinione të bashkëkohësve, dëshmi dhe fotografi të rëndësishme, duke ia ofruar lexuesit mundësinë të njohin më afër këtë njeri të madh, i cili për 50 vite shërbeu si frymëzim për ata që patën mundësinë ta takonin ose të dëgjonin për veprat e tij.
Për realizimin e këtij botimi, falënderoj nga zemra të gjithë ata që kontribuan, duke filluar nga dy redaktorët e librit, Msgr. dr. Lush Gjergji (e bëri parathënien) dhe prof. Pal Canaj (veq redaktimit është paraqitur me një opinion), recensentët Frok Zefi, famullitar i Binçes dhe studiues i njohur për kontributet e tij kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe prof. Din Kelmendi. Falë lektorit gjuhësor profesional, prof. Mikel Gojani, për punën e tij të vyer në përmirësimin e cilësisë gjuhësore të librit, dhe përkthyesës prof. Loreta L. Mrijaj, që ka siguruar saktësinë dhe ndihmesën në përkthimin e materialeve.
Po ashtu, një falënderim të veçantë për përzgjedhësin e fotografisē së kopertinës, z. Sali Cacaj-Drini, i cili bëri përzgjedhjen artistike të një imazhi që pasqyron më së miri thelbin e librit. Një falënderim tjetër i veçant ecën për Shtëpin Botuese "HIERONIMUS" në Klinë qe drejtohet nga drejtori i saj, prof. Dodë Ndrecaj.
Një falënderim tjetër i posaqem ecën edhe për sponsorizuesin i cili ka pasë deshirë të mbetet nën frazën biblike "mos ta di e majta çfarë jep e djathta".
Shpresoj dhe besoj se ky libër do të gjejë vendin e tij të merituar në bibliotekat tuaja dhe të gjithë atyre që e duan historinë, kulturën dhe trashëgiminë shpirtërore të popullit tonë.
Ky libër i botuar është një përpjekje modeste për të ruajtur, falenderuar, dhe përjetësuar vlerat dhe kujtimin e Don Fran Sopit si një frymëzim për brezat që do të vijnë.
Lidhur për promovimin e këtij libri do të ju njoftojmë me kohë. Faleminderit!!!