Sot, më në fund e di: nuk jemi popull shqiptar?! Jemi popull politikanë –partiak, për interesa personale, familjare dhe partiake. I madh dhe i vogël, këmbadoras merremi me politikë. Përmëkeq, luftë bëjmë me vetëveten. Fyt për fyti në fushën e mejdanit për poste partiake, dhe pasuri personale, familjare. Ende, “patriotike kuqezi”. Dhe, jo për Ҫështjen Shqiptare.
Nuk merremi me kulturën, aqmëpak me arsimin shekullor shqiptar, që Sot: e kemi sjellë nën nivelin e sistemit komunist ish jugosllav. Themelet e një shoqërie, shteti shqiptar, përtej Ditës Nesërme!
I kemi harruar tradidat shqiptare të stërgjyshërve shqiptar shekullor. Mos them edhe “Besën”. Sot, si Parti Politike. Flamurin kombëtar të Skënderbeut. Që, ende, i dalin zot vetëm partitë politike shqiptare, ende me këmbët dhe trutë në Legen. Parrti politike shqiptare, që Dje me shterime: mezi i pollli sistemi komunist me “vëllezërit” e Njerkës, kësulën e bardhë, flamurin kombëtar, dhe Sot: me “Besën”, kohën e fundit” për pushtet të “ vëllazrërim - bashkimit” ish jugosllav. Ku, ka “Besë” në Politikë?! Në politikë, ka: hajdutëri, vjedhje, vrasje, më rrene, të rrena. Dhe, Luftë për poste partiake. Pushtet.
Partitë Politike Shqiptare në pushtet dhe opozitë me sejmenët e tyre përmbrapa. E kemi harruar, edhe veten. Ende , nuk e dimë, si popull i nënkryem, a jemi në Liri, apo në Roberi?!
Edhe, padashtas: ma kujtoni thënjen italjane gjatë Luftës Dytë Botërore: “ Tutti Albanesi, tutti Komandanti”. Që, Unë Sot: e përjetoj edhe në Prag të Luftës së Tretë Botërore. Luftën e UҪK -ës, vetëm, me një komandant “ASKERI”: të gjithë shqiptarët komandantë. Vetëm, me një komandant, edhe atë: Komandant “ASKERI”. Patjetër, do ta pagëzoja ndryshe: gjithë shqiptarët, janë politkanë. Edhe, komandantë.
Megjthatë, si popull shqiptar, patjetër duhet të dalim në Liri. Amanet, i të parëve tanë shqiptar brez pas brezi.
Edhe Macit e mia, me të cilat bashkëjetoj nën një Ҫati, Sot: merren me politikë “madhore”, janë komandenatë në shtëpi. Nuk janë “askerë”?!
Urime, Vitin e Ri 2025!...