Në shtëpinë e madhe Kosovë
Të hapur për mikun e Zotin
Flenë dëshirat dhe ëndrrat tona
Kujtimet për to i kemi të zgjuara përherë.
Në hirin e kullave të djegura
ka dhimbje e lot.
Në trarët e kullave tona
dallëndyshja ka folenë e vetë.
Kullat tona dikur ishin istikam
përmes frëngjive rrezet e diellit
më veshtërsi depërtonin.
Armikun nga aty merrej në nishane.
O ju kulla mos i numëroni
hidhërimet, pikëllimet e luftërat tona.
Mos numëroni besat e pajtimet
dhanura aty.
Ju tani po trashëgoni krenarinë
dhe historinë tonë.
2.
Shtëpitë tona sot në liri
i kemi kulla moderne më plot dritë,
e bajrak të dasmave tona.
O ju shtëpi tona, tani në liri
madhëroni gëzimet tona më këngë e valle
për dasmat e djemve e vajzave tona
që po shkrihen në vallen e dashurisë
për vazhdimësinë e jetës tonë.
3.
Të jemi vigjilent në rrugëtimin tonë
se po jetojmë në kohë pa kohë.
Bota e njerëzimi në rrezik nga djajtë njerëz.
Qielli mund të pushtohet lehtë,
Diellin e ngrohtësinë e ti ta kemi mall.