Viti 2025 duket premtues sa i përket filmave që pritet të dalin në kinema. “Superman”, “28 days later”, apo “Karate Kid” do të mbajnë shikuesit të mbërthyer në ulëset e kinemave.
Viti 2024 solli një sukses të kinemasë botërore me filmat që thyen rekorde si “Wicked”, “Smile 2”, “It ends With us” apo “Deadpool”. Megjithatë viti 2025 duket premtues me projektet e reja të Hollywood dhe jo vetëm.
Për fanatikët e filmave me superheronj, apokalips apo komedi këto janë disa nga produktet kinematografike që synojnë të thyejnë rekordet e kinemave për vitin që sapo hyri.
“Supermen” do të rikthehet për fansat e librave komik DC. Një live action me një kast tërësisht të ri dhe efekte speciale që do të mbajnë shikuesit të mbërthyer gjatë gjithë kohës.
Trilogjia e filmit apokaliptik 28 days later vijon. Këtë vit do të publikohet “28 years later” që tregon një qasje tjetër të botës pas virusit vdekjeprurës. Cillian Murphy do të rikthehet sërish por mbetet dilemë se çfarë fati pësoi personazhi i tij.
Një tjetër film i shumëpritur që publikohet këtë vit është “Karate Kid”. Jackie Chan rikthehet sërish për të trajnuar në artet marciale personazhin e yllit në rritje, Ben Wang.
Borëbardha kësaj radhe vjen me një live action. Personazhi i dashur i filmave “Disney” do të rikthehet në kinema por jo e animuar. Rachel Zegler do të luaj rolin e shumëpritur të princeshës me Gal Gadot në rolin e Mbretëreshës së keqe.
Filma të tjerë të shumëpritur që do të publikohen këtë vit janë Jurassic World, The Electric State, Death of a Unicorn dhe shumë projekte të tjera.