“Hithi” thumbon

Kultura

“Hithi” thumbon

Nga: Sevdail Hyseni Më: 4 janar 2025 Në ora: 10:42
Foto ilustrim

Kur "Hithi i Artë", fillon të ngre kokë,
Nuk ka fenomen, që s’e rrëzon përtokë.
Me majën spicë si me gjemb thumbon,
Qesëndisë të keqen, për të mirën tonë.

Ironia gatuhet, në zjarr një qind gradë,
Sarkazma k’cen valle sikur në paradë.
Për dukuritë tona, negative në shoqëri,
"Hithi" me t’përqeshur u rri për karshi.

Borgjezët e pasur me vila shumë të larta,
Njashtu dhe politikanët me fjalët e thata.
Nuk shpëtojnë aspak, nga pena që godet,
Nëpër faqet e “Hithit”, përplasen rrufetë.

E poeti i kohës me një “Hith” ndër dorë,
Me të qeshurën e tij, qesh e ngjesh humor.
Për t’na kujtuar drejt, vështrimin e dëlirë,
Ngase shakanë e kemi, ilaçin më të mirë.

Dëshira e “Hithit”, gjatë këtij viti shkëlqen,
Më pak batakçinj të “ndershëm” në skenë.
Të çjerrim hipokrizinë me një buzëqeshje,
Të mbjellim vetëdije përtej çdo përqeshje’!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat