Me dashuri në afrime e përqafime

Kultura

Me dashuri në afrime e përqafime

Nga: Xhelal Hoxha Më: 4 janar 2025 Në ora: 13:39
Xhelal Hoxha

Njerëzit në jetë e për jetë duhet të kenë  afrime në vazhdimësi

Sa ma shumë respekt, konsideratë e mirënjohje për çdo kend

Në prekje, puthje, dashuri e ledhatime, për njeriun, njeri

Me ndjesi me mallë e respekt, në secilin vend pa e përmend

Me reciprocitet sa ma shumë njerëzi, njohuri, fisnikëri e dashuri...

 

Gjithashtu  është nevojë e domosdoshme dhe e zakonshme

për afrim ndjenjash e bashkim zemrash, hjekje vesi e stresi

Me një adrenalinë, me oksigjen e gjak për homoglobinë

Me një konsideratë të lartë e të zjarrtë në afrime e përqafime

Me respekt, mirënjohje, kudo ku jemi për një liri te çdo njeri...

 

Për të gjithë moshat të kemi afrime, ledhatime me përqafime...

Por edhe për çdo gjeneratë një konsideratë, kudo ku janë në çdo stinë

Pa dallim moshe për të vjetrit, të rinjët dhe për të rejat në përgjithsi

Qofshin kudo në shtëpi, kasolle, dete, fusha, male, apo në çdo lëndinë

Që  të këmbejmë në vazdimsi, që sa më shumë të japim, dhe të marrim dashuri...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat