Njerëzit në jetë e për jetë duhet të kenë afrime në vazhdimësi
Sa ma shumë respekt, konsideratë e mirënjohje për çdo kend
Në prekje, puthje, dashuri e ledhatime, për njeriun, njeri
Me ndjesi me mallë e respekt, në secilin vend pa e përmend
Me reciprocitet sa ma shumë njerëzi, njohuri, fisnikëri e dashuri...
Gjithashtu është nevojë e domosdoshme dhe e zakonshme
për afrim ndjenjash e bashkim zemrash, hjekje vesi e stresi
Me një adrenalinë, me oksigjen e gjak për homoglobinë
Me një konsideratë të lartë e të zjarrtë në afrime e përqafime
Me respekt, mirënjohje, kudo ku jemi për një liri te çdo njeri...
Për të gjithë moshat të kemi afrime, ledhatime me përqafime...
Por edhe për çdo gjeneratë një konsideratë, kudo ku janë në çdo stinë
Pa dallim moshe për të vjetrit, të rinjët dhe për të rejat në përgjithsi
Qofshin kudo në shtëpi, kasolle, dete, fusha, male, apo në çdo lëndinë
Që të këmbejmë në vazdimsi, që sa më shumë të japim, dhe të marrim dashuri...