Lulebora ime

Kultura

Lulebora ime

Nga: Hamza Halabaku Më: 5 janar 2025 Në ora: 12:24
Hamza Halabaku

Këtu, ku jetojmë ne,

Të bukura janë rrugët.

metrotë, kështjellat,

Oborre e ndërtesa.

Po Kosovën tonë

s’ma zë dot harresa.

Po të mira i kanë

këto livadhe e male.

Pastër e të qetë qenkan

këta lumenj, porsi loti.

Të kthjellëta këto pishina,

Por syri nuk më sheh dot

asgjë më të bukur,

se Lulebora ime

me emirin Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat