Kur isha në qoshe me ty
Mendueshëm t’ përcillja me sy,
I heshtur, mendueshëm t’ shikoja
E di ti se çfarë po mendoja?
S’ta thash, e di ti e s’ta them
Ka kohë që kjo zemër më dhem’
Më dhem’ e më rrah për ty
Dhe ngadalë të pyeta aty!
Në qoshe të pyeta tujë qeshë
Njerëzeshë je ti, a tigreshë?
Dëgjova nepër dhëmb tek thoshe
Tigreshë jam me ty në qoshe!