Në fundjanarin e dimrit të ftohtë;
Brenda nesh zuri vend ngrohtësia;
Në blerimin e syve të saj vezullues;
Dukej pranvera dhe dashuria.
Me buzëqeshjen e ëmbël nuk u takova;
E kishte mbuluar një maskë bojë qielli;
Në heshtje, flokët e bardha ia vështrova;
Dhe zemra rilindi si në ag dielli.
Kur ecim natën, të zbathur buzë detit;
Edhe hëna e bukur ndriçon më tepër;
Me duart e kapura përherë e themi:
"Dashuria është kryevepër".