Dashuria në kohën e koronës

Kultura

Dashuria në kohën e koronës

Nga: Ma. Ardian Haziri Më: 5 janar 2025 Në ora: 23:15
Ma. Ardian Haziri

Në fundjanarin e dimrit të ftohtë;

Brenda nesh zuri vend ngrohtësia;

Në blerimin e syve të saj vezullues;

Dukej pranvera dhe dashuria. 

 

Me buzëqeshjen e ëmbël nuk u takova;

E kishte mbuluar një maskë bojë qielli;

Në heshtje, flokët e bardha ia vështrova;

Dhe zemra rilindi si në ag dielli. 

 

Kur ecim natën, të zbathur buzë detit;

Edhe hëna e bukur ndriçon më tepër;

Me duart e kapura përherë e themi:

"Dashuria është kryevepër". 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat