Në flakën e luftës po vdes këto ditë
Dritat i mbështjell në pëlhurë të bardhë,
Rreth e përqark qielli të është rënduar
A do kthehesh në ditët si ke qenë dikur.
Lumenjë gjaku derdhen nëpër gërmadha
Me jetëra t’zvarritura si thuprat verdhake,
Njeriu thotë, apo jemi t’braktisur nga zoti,
Mëshirë për fëmijët, sikur po të lutemi së koti?...
Teatër i vrazhdë po luhet mbi ty Palestinë,
Nga shpirti yt mbetët vetëm shpresa ndër dhëmbë,
Sa lulet po vyshken t’njoma vetëm për një pikë…
Nuk shuhet etja, duke e zbrazë tërë vetën në grykë.