Veprimet humoro - satirike - kombëtare, të Plakut mjekërbardhë Xha Deralla, janë shekullore. Edhe pse, i kishte kaluar njëqindedy vite për Ditën e Nesërme nën Turqi dhe Serbi. Përtej kufinjëve të Atdheut, edhe asaj të “Shqipërisë Madhe.”. Dhe, përtej Shqipërisë pavarur. Nesër, Shqipërisë ë Etnike.
Përsgëjalli, u mbëlodhën anëtarët e familjes artistike dhe politike shqiptare, duke biseduar gjërë e gjatë, dhe vendosën që ta izolojnë, mbyllin me çelës Plakun e “çmendur”, në një dhomë me pamje nga rruga matanë “Ҫuke”. Sokaqeve me kalldrëmë të Këçoëvës Historike, që kishte dalje rrugës mes ferrave në drejtim përmes fshatit Crëvicë në fshatin Kolibare, Katund bektashi.
Dritarja e dhomës, na ishte e fortifikuar me thupra hekuri të trasha, që të mos hynte e as dilte askush si njeri për së gjalli. Ndërsa, dera mbyllej me dry, që të mos dilte jashtë askushi njeri i gjallë. E, as të hynte kur t’i teket, edhe vetë Xha Derallës banor shtëpie për të bërë “prapësira” para portës të Xha Mazllërmit, te “Ureja”. Shtëpia e tij: çelej dhe mbyllej vetëm, kur ata i dërgonin bukë përmes dritareve për të hëngër mëngjes, drekë, ose darkë. Rrallëherë, edhe ndonjë çaj mali pas darke. Dhe, kur kërkonte të pijë ujë. Pas, shërbimeve, ishte e mbyllur dera e shëtpisë me çelës.
Masave të sigurisë ish Komunist, dhe Sot: Neokomunist familjarë, që i kishin vendosur pushteti dhe familjarët e tij, i kishte kuptuar i gjithë Katundi, por edhe një djalosh i mitur me emrin Ramë Çeliku (im vëlla), mësues: në Vrutok të Gostivarit, Zajaz dhe Cërvicë, i rritur në shtetin ish komunist jugosllav. Dhe, i arratisur në Paris. I respektonte detyrat e Atdheut. Porositë e Nanës, dhe Babait.
Shtëpia e tij ndodhej aty disa hapa larg, shumë afër shtëpisë të Xha Derallës. Shtëpi, ku Babai im si djal përmall, kishte pi tambël në atë familje, shtëpinë e Xha Derallës.
Ky djalosh i ri, sa herë: që, Nana e tij bënte petulla, ose ndonjë pite me gjizë dhe presh, byrekun tradicional shqiptar, ia përcillte përmes dritareve Xha Derallës, vocrrakut dhe hekurave: mëngjesin, drekën dhe bukën me një shkop përmes hekurave të dritares, në dhomën e tij të mbyllur me çelës, si Plak i “rrezikshëm”.
Një natë Plakut mjekërbardhë në ëndërr i paraqitet ,,Xhebrahili”, që e priste në pusi te Xhamia e Fshatit, duke i thënë, se: po i afrohen ditët e fundit të jetës, Vdekja me Kalë të Bardhë. Dhe, se: ai vetë, do të vinte t’ia marri shpirtin. E, pasi sandëku me “xhenazen” (kufomën) e tij, kur të kalonte pranë xhamisë të fshatit, Xhebrahili do ta rrëmbente e do ta dërgonte këmbëkrye në zjarrin e “Xhehenemit” (Ferr).
Xha Deralla, nuk ishte friguar shumë nga Xhebrahili. Prandaj, edhe mendohej ditë e natë, sesi ta mashtrojë edhe Xhebrahilin. Kishte thurë një plan, por i duhej ndihma e dikujt. Prandaj, e luti djaloshin e mitur Ramën, që të shkonte te një mik i tij i ngushtë me emrin Xhaferr Dauti, që banonte përkarshi xhamisë të fshatit. Mik, me të cilin kishin kënduar shumë këngë nëpër dasma të fshatit nëpër konakë, dhe kishin hedhur shumë valle me shami e lodra (tupanë).
Të lutem shumë, o djalosh i mirë, shko te Xha Dauti dhe i thuaj të vijë deri këtu te unë, se: jam në hall të madh me Xhebrahilin. Nateditë më pretë në pusi te xhamia të më fusë në “Xhehnem”.
shkuar shumë kohë, vjen Xha Dauti dhe familjarët ia hapin portën, dhe derën ku kalonte nateditë Plaku mjekërbardhë Xha Deralla. Pasi përqafohen nga mallëngjimi, Plaku mjekërbardhë Xha Deralla ia tregon ëndrrën dhe planin e tij si satirist. E lut Xha Xhaferrin, që kur të ndërrojë jetë ai, trupi i pajetë i tij të mos kalojë pranë xhamisë, por: një dhiare mbas “Çuke”, e përcjellur me tupanë, këngë e valle. Dhe, pasi të arrijnë pas “Çuke”, ta varrosin, tinëz nga Xhebrahili ta fusin në “Xhehenet”, rrëzë “Çuke”. E, jo në “Xhehenem”, siç që kishte porositur Xhebrahili.
Kështu edhe ndodhi: Xha Xhaferri, e çoi në vend ,,Amanetin” e Xha Derallës. Xhebrahili, priti gjithë ditën gjatë në pusi te xhamia e fshatit. E, kur e kuptoi, se: Xha Deralla edhe kësaj radhe ia kishte hedhur Xhebrahilit me shaka dhiares pas “Ҫuke”., u zemërua aq shumë sa që shkoi e i mori dy shpirtëra të tjerë në Katund, dhe i dërgoi drejtë e në “Xhehenem” (Ferr)...
SI E LIDHI XHA DERALLA HOXHËN E GOSTIVARIT
Lexuesë të nderuar, Katundi Cërvicë ka qenë dikur vatër e humorit dhe satirës. E tillë është edhe sot e kësaj dite. Falë këtij talenti të shumë anekdotave nga ky fshat thuhet, se: në të kaluarën e ka marrë edhe emrin nga okupatorët turq dhe sllav, ku prej fjalëve ,,Cërr-Cërril”, ujë i cili rrjedh ngadalë nga gypi i çezmës, dhe fjalës, ,,vic,” fjalë të cilën e përdorin sllavët për fjalën ,,shaka”, është formuar edhe emri i fshatit ,,Cërvicë”. Që, dmth: ,,Fshati i shakave”.
Pra, duhet sqaruar lexuesve, se”: okupatorët turq dhe sllav, sa herë që kalonin nëpër këtë fshat, thonin se kaluan nëpër fshatin e shakave. E, këtë më së miri na e rrëfen përmes anekdotave humoristi nga ky fshat Xha Deralla, i cili na jep dëshmi me shakatë e tija ndaj policëve serb pas vitit 1913, duke i sjellur xhandarët serb gjatë gjithë natës nëpër fshat, e asesi të gjejnë shtëpinë e Plakut të Katundit, nga Cërvica në drejtim të Zajazit maleve.
Xha Deralla rrjedh nga mëhalla (lagja) Xhambazi. Familje, që nga gjiri i sajë dolën shumë intelektualë, hoxhallarë me emër e mbiemër. Profile tjera të arsimit dhe kulturës. Unë nuk do të hyj te ato atëdhatarë shqiptar, por do të ndalem pak më shumë te satiristi Xha Deralla, figurë e shquar për humor e satirë.
se: ndërsa, Nastradin Hoxha ishte një figurë e trilluar nga populli, Xha Deralla ishte një satirist i vërtetë historik. Diçka e lindur, shakaxhi i vërtetë, i cili duke ndejtur këmbë-kryq para portës së Xha Mazllëmit te vendi i quajtur ,,Ureja” me mjekrën e tij të bardhë mbi krahërorë, na la shumë anektoda, të cilat rrëfehen edhe sot e kësaj dite, jo vetëm nga Cërvicasit, por edhe nga gjithë banorët e Kërçovës, edhe matanë kufinjëve të Atdheut. Një nga këto anektoda është edhe anektoda në vazhdim të këtij Libri.
Një hoxhë i ditur nga Gostivari, na kishte ardhë nga Gostivari, si mysafir te hoxha i fshatit Cërvicë, i cili ishte nga familja Xhambazi me emrin Hoxhë Mustafa.
Me të dëgjuar fshatarët e Cërvicës, se: ka ardhë një hoxhë i ditur në fshatin e tyre, i lemi e i blemi kishin shkuar që të dëgjojnë Hoxhën e “Allahut” të ditur nga Zoti për të mësuar pak më shumë nga goja e tij si “muslimanë ehamdurila”.
Ndër këta “muslimanë” na ishte edhe Xha Deralla, një Plak mjekërbardhë, por edhe dinak, e shakaxhi i madh. Kur e sheh Hoxhë Mustafa atë në qilimat e persisë turko-arabe të “muslimnëve” plotë të xhamisë, përplotë me burra, katundarët, ndonjëri i tregojnë Hoxhës të Gostivarit, që të ketë kujdes nga Plaku mjekërbardhë! Sepse, ishte një satirik dhe shumë shakaxhi i madh. Hoxha i Gostivarit u përgjigjet, që të mos mërziten aspak. Sepse, ai ishte aq i mençur, sa që nuk mund t’i ndodhë asgjë në këtë xhami turko-arabe. Përderisa, Hoxha i Gostivarit u jepte përgjigje pyetjeve të pranishmëve, Xha Deralla dalëngadalë i ishte afruar Hoxhës të Gostivarit. Shumë pranë, duke i lidhur disa fije të qilimit për tyrben e zezë të Hoxhës Gostivarit. Pastaj, duke shiquar në sy Hoxhën e Gostivarit, e duke i parashtruar atij pyetje. I kishte dalë afër nga ana tjetër e tij, duke ia lidhur fijet e qilimit për tyrben e zezë krahëve të Hoxhës Gostivarit. Fatkeqësisht, ende nën xhamitë turko - arabe?!
Nuk kishte shkuar shumë kohë, dhe kishte ardhë koha që të pranishmit të ngrihen e të shkojnë nëpër shtëpitë e tyre, dhomat e fjetejes. Dhe, Ditën r Nesërme në Katund.
Hoxha i Gostivarit, çohet nga vëndi, por së bashku me të çohet edhe qilimi i Persisë, turkut varur pas tyrbes të Hoxhës të “Allahut”. Të gjithë të pranishmit u shkepën së qeshuri edhe me bark.
Hoxha i Gostivarit, i turpëruar deri pa masë, duke nëmur Plakun mjekërbardhë, jo vetëm në shqip por edhe në gjuhën arabe e turke. E mallkoi Plakun mjekërbardhë. Por, jo: edhe shakatë, dhe të qeshurat e Xha Derallës.
Që, vazhdojnë, edhe Sotekësajdite edhe matanë Atdheut…
GRUAJA E GARANËS U RRËZUA
NGA KALI ME SHALË
Humori dhe satira nga Xha Deralla nuk ka pasur fund, rrëfejnë shumë fshatarë të Cërvicës. Për ta vërtetuar këtë më bindi edhe një rrëfim i një banori nga fshati Garanë. Shumë satiristë dhe koprracë, më thoshte ai, dikur ka pasur Cërvica, e ndër to pa diskutim më i dalluari ka qenë Xha Deralla. Këtë, ndodhi më rrëfente ai ia kishte treguar gjyshi i tij, duke treguar se, çka i kishte ndodhur atij kur me nusen hipur mbi kalë me shalë, që po kalonte pranë portës, ku patë qëndruar në pusi Plaku mjekërbardhë Xha Deralla.
Një ditë banori nga fshati i Garanës, kishte hipur nusen e tij mbi kalë me shalë, e cila me prejardhje ishte nga ana e Zajazit, për ta dërguar si musafire te babai dhe nëna e sajë.
Rruga e shkurtër, dashtë e padashtë e kishte çuar të kalonte pranë portës të Xha Mazllëmit, ku shpesh qëndronte në pusi Xha Deralla, Plaku mjekërbardhë, e shumë shakaxhi i armatsur me anekdota.
Burri i Garanës, kishte kaluar edhe disa herë më parë përmes fshatit Cërvicë. Prandaj, Plaku mjekërbardhë kësaj radhe e kishte përgaditur një shaka të majme. Kishte shkuar te rrjedha e ujit që kalon nëpër fshat ,,Bara”. Dhe, kishte kapur një bretkosë të madhe, duke e vendosur në një kovë me ujë. Kovën e kishte lënë pranë tij, dhe qëndronte këmbëkryq para portës të Xha Mazllëmit.
Kur fshatari nga Garana me nusen hipur mbi kalin me shalë kalon aty pari, pasi i përshëndet me rrugë të mbarë, pa u diktuar fare merr bretkosën dhe e lidh për bishtin e kalit, dhe përsëri pa u diktuar fare ulet te vendi i tij para portës të Xha Mazllëmit. Bretkosa e mjerë guak-guaak-guaaak, shqetson kalin me shalë, dhe ai me këmbët e prapme shqelmon bretkosën, e njëherit duke kërcyer me të katra këmbët, hudhë nga shala nusen në tokë me dhimbje nga rrëzimi nga kali me shalë.
Pa pritë e kujtuar, aty afër ishin ndodhur edhe shumë fshatarë nga Cërvica të cilët ia shkrepën të qeshurave. Fshatarit të Garanës nuk i kishte qëlluar pushka me vete, se: në atë moment do i kishte vra të gjithë fshatarët me gjithë Xha Derallën.
I turpëruar, dhe i nervozuar pa masë fshatari i Garaëns, hipë nusen përsëri mbi shalë të kalit, dhe e dërgon te prindërit e sajë, në Zajaz. E porositë nusen, që të mos t’u tregojë prindërve për ngjarjen e ndodhur në fshatin Cërvicë. I hipë kalit, dhe këthehet në Garanë.
Dhe, ashtu i nervozuar rrëmben pushkën e drejtë e te porta e Xha Mazllëmit, për të vra Plakun mjekërbardhë, dhe ato të tjerët që u tallën me të si katundar Garane.
Plaku mjekërbardhë e kishte kuptuar, se: burri i Garanës nuk do e linte aq lehtë të kalonte shakaja e Xha Derallës, prandaj kishte ikur në shtëpinë e tij mes mureve.
Garanasi, kur këthehet në Garanë, ngjarjen ua tregon të afërmeve të tij, e ata ia shkrepin të qeshurit, duke i thënë, se: edhe ti e pësove nga Xha Deralla. Plaku mjekërbardhë, në pusi te Porta e Xha Mazllëmit.
Shakatë e tia para portës të Xha Mazllëmit, i kanë provuar edhe shumë të tjerë para teje. Prandaj, sa herë të kalosh aty pari, bëhu më i kujdesshëm! Sepse, kjo gjë mund të të përsëritet. Ata i sqaruan “marifetllëqet”, se: Plaku mjekërbardhë, është një magjistar i vërtetë, prandaj të preferojmë në të ardhmen të jeshë më i kujdesëshëm në rrugë!...
THESI ME MISËR DHE SHAKAJA E XHA DERALLËS
Na ishte një herë kohë dimri, e bora kishte mbuluar tokën deri mbi gjunjë. Njërit nga fshatarët e Cërvicës iu kishte mbaruar mielli për të gatuar, sepse nevojëtari nuk e kishte kryer këtë obligim në kohë të duhur.
I mjeri fshatar e kishte mbushur thesin me misër, e na ishte nisur për te mulliri i Pasho Nures, i cili ndodhej nën fshat, gjegjësisht në afërsi të lumit pranë varrezave të fshatit, nën Katund, rrëzë “Ҫuke”. Rruga dashtë e padashtë e dërgonte të kalojë para portës së Xha Mazllmit, ku si gjithmonë qëndronte në pusi, plaku mjekërbardhë Xha Deralla me humor dhe anekdota.
Edhe pse bënte të ftohtë, Plaku mjekërbardhë edhe kësaj radhe ndodhej para portës në pusi të Xha Mazllëmit, duke i uruar fshatarit rrugë të mbarë për në mulli. E, për të bërë një shaka të kripur me të, me një thikë të vogël që e mbante në xhep, ia shqeu pak thesin e mbushur me kokërra misëri, e me rrahje të lehtë duke i ra gomarit bythëve, dhe thesit i dëshiroi rrugë të mbarë! Fshatari, e falënderoi xha Derallën për fjalët e mira, duke mos e kuptuar shakanë e plakut dinak.
Duke ecur për në mulli nuk heton, se: thesi me arna po zbrazej dalë nga dalë, e ky ecte përpara pa e këthyer kokën pas gomarit për në mulli. Kur arrin te mulliri, dhe zbretë thesin nga samari i gomarit, çka të shihte: thesi, ishte përgjysmuar, e ai nuk mundi t’u besonte syve të tij në ballë.
E mbusha plotë, thoshte vetmevete katundari, edhe e prura për gjysëm te mulliri?! Ҫka ka ndodhur, o Zot?!
mullinxhiu, dhe çuditet edhe ai, duke i thënë fshatarit: t’i gjithmonë thasët i ke prurë plotë, e sot përgjysëm, çfarë të ndodhi?! Fshatari ia tregon rrafsh e shtruar ngjarjen. Mullinxhiut, i hipë e qeshura, duke i thënë, se: këtë shaka ta paska bërë Xha Deralla. E, kur kontrollojnë thesin, e shohin edhe birën që e kishte shkaktuar Plaku mjekërbardhë Xha Deralla, në Katund.
Qeshi mullinxhiu, qeshi edhe fshatari i cili u betua, se: prej tani e tutje do të kishte kujdes kur do të kalonte pranë fshatit Cërveicë, pusisë ku e zinte shpesh Xha Deralla...
XHANDARËT E SERBIT DHE PLAKU I KATUNDIT
Xhandarët e Serbisë, një natë erdhën edhe në katundin Cërvicë. Dhe, meqenëse nuk e dinin se, ku e ka shtëpinë Plaku i Katundit, vendosën ta pyesin një plak me mjekër të bardhë, që e takuan te Porta e Xha Mazllëmit.
- O plak, a do të na e tregosh, ku e ka shtëpinë Plaku i Katundit?
- Me gjithë qejf, o xhandarë të Serbisë. Ecni pas meje!
Dhe, u nisën rrugës, Xha Deralla para, xhandarët e Serbisë pas tij për te Plaku i Katundit. Ec e ec gjithë natën, por kurrësesi të arrinë te shtëpia e Plakut të Katundit. Dikur, më xhandarët e Serbisë u lodhën dhe vendosën përsëri ta pyesin plakun mjekërbardhë Xha Derallën:
- O plak, qe disa herë rreshtë po kalojmë, dhe rrotullohemi pranë kësaj xhamie, ku e ka shtëpinë Plaku i Katundit?!
- Eh, ore xhandarë të Serbisë! Cërvica është katund i madh, dhe i ka disa xhami…
Xhandarët e serbit i besuan plakut mjekërbqrdhë, dhe vazhduan udhën nëpër Katund. Pak para agimit, Xha Deralla i dërgoi te shtëpia e Plakut të Katundit, përkarshi xhamisë, dhe i la para porte:
- Ja, arritëm më në fund. Kjo, është shtëpia e Plakut të Katundit, u tha Xha Deralla.
Xhandarët e serbit të gëzuar që më në fund arritën, e gjetën shtëpinë e Plakut të Katundit, posa hynë Brenda, ende pa u ulur në qilimat me këmbë Arushe, i thanë Plakut të Katundit:
- Po, katundi madh kishte qenë ky i juaji, ore burrë! Gjithë natën e gjatë kemi ecur rrugëve, e mezi arritëm te shtëpia yte, edhe atë, pak para agimit.
- Po, kush jua tregoi shtëpinë, pyeti Plaku i Katundit?!
- Një plak me mjekër të bardhë…
Plakut të Katundit, i shpëtoi gazi.
- Pse qesh, o burrë?! E pyetën xhandarët e Serbisë.
- Qesh, ngase katundi ynë nuk është aq i madh… Edhe, e ka vetëm nje xhami. E siç u duket juve, edhe kësaj radhe si Katund i Madh, ua ka hedhur Xha Deralla. Efhr, atë: në mes të Cërvicës. Xhandarët e Serbisë, desh plasën nga inati.
Megjithatë, ky ishte Xha Derella...