Ndahen çmimet “Golden Globes”, filmi më i mirë dramatik “The Brutalist”

Kultura

Ndahen çmimet “Golden Globes”, filmi më i mirë dramatik “The Brutalist”

Më: 6 janar 2025 Në ora: 17:15
Golden Globes

“Emilia Perez” i Jacques Audiard dominoi në “Golden Globes” duke fituar katër trofe, përfshirë komedinë më të mirë.

Filmi i transmetuar nga Netflix e që numëroi 10 nominime, ka në fokus tranzicionin gjinor të një trafikanti droge meksikan. Audiard ia kushtoi fitoren “të gjithëve atyre që sot ndihen të shqetësuar”.

Ndërkohë, “The Brutalist” u shpall filmi më i mirë dramatik. Regjisori Brady Corbet fitoi çmimin për regjisorin më të mirë, ndërsa Adrien Brody mori çmimin për aktorin më të mirë në një dramë.

Filmi “Flow” u shpall filmi më i mirë i animuar, ndërsa “Wicked” mori çmimin për arritje kinematografike dhe sukses në arkëtime.

Në kategoritë televizive, seriali “Shogun” u shpall seriali më i mirë dramatik, ndërsa Anna Saëai, Hiroyuki Sanada dhe Tadanobu Asano fituan çmime për interpretimet e tyre. “Hacks” u shpall seriali më i mirë muzikor ose komedi, me Jean Smart që mori një çmim për performancën e saj.

Seriali “Baby Reindeer” fitoi në kategorinë e miniserialit më të mirë ose filmi televiziv, ku Jessica Gunning u vlerësua për rolin e saj.

Fitues të tjerë individualë përfshijnë: Fernanda Torres, Kieran Culkin, Jeremy Allen White, Colin Farrell, Sebastian Stan, Demi Moore dhe Jodie Foster. Ali Wong mori çmimin për performancën më të mirë stand-up në TV. Për aktoren Demi Moore ky është çmimi i parë ‘Golden Globe’ që ajo merr.

Në kategoritë e filmit, Peter Straughan fitoi çmimin për skenarin më të mirë për “Conclave”, ndërsa Trent Reznor dhe Atticus Ross u vlerësuan për muzikën më të mirë origjinale në “Challengers”.

Ceremonia u drejtua nga Nikki Glaser dhe ndau çmime në 27 kategori për film dhe TV. Ky ishte edicioni i 82-të i Golden Globes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat