Shkolla është dritë !
Shkolla është dituri !
Shkolla është pasuri !
Shkolla është dritë, tokë, diell e qiell !
Shkolla është LIRI !
Shkolla është edhe PAVARËSI!
Ngaqë, për këtë më herët e mbante edhe emrin e dëshiruar "LIRIA" të pritur ndër breza.., mirëpor tani mban emrin e dëshmorit të kombit tonë,"Njazi Rexhepi", që dha jetën për liri!Ne i themi:Lavdi!
Një retrospektivë-(këthim prapa),apo një rekapitulim, meq ra fjala për sllatinën dhe shkollën tonë:
Jam nga sllatina, dajtë dhe tezet i kam nga ky fshat, Sllatina Epërme.(Muharremi im atë "fajtorë", ndjesë pastë)!
Fjala më e mirë, dhe më e ëmbël-mjaltë, që kam dëgjuar në jetë, që kam parë deri më sot, është emri sllatinë !
Arsyeja e vërtetë dhe e vetme është sepse, në këtë fshat-emër, jam lindur e rritur, jam shkolluar, edukuar dhe emancipuar...
Gjatë jetës kamë vuajtur shumë !
Kam qenë i varfër, por i ndershëm e besnik, gjatë gjithë jetës sime...
Jam rritur jetim(bonjak) pa babë, por fal Zotit që kisha time ëmë, Mirën, një grua fisnike, mikpritëse, e fisme e shumë bujare,...
I kam dashur dhe i dua njerëzit, sikurse që mendoj e besoj fort, që edhe ata më dojnë mua...
Kam mësuar nga jeta e pështirë e me plot sfida,se si duhen njerëzit, familja, miqësia e atmëmdheu...
Gjatë këtyre viteve, në këtë fshat, kemi pasur shumë intelektual e të burgosur politik...
Në fund fare kemi pasur edhe ushtarë të UÇK-së, që kanë ditur ta mbrojnë Kosovën e pragun e shtëpive të tyre, në luftën për liri, të trojeve tona shqiptare...
Falë këtyre njerëzve, patriot e besnik, si dhe sakrificës, mundit e qëndresës ,heroike e sublime, ne sot jetojmë e gëzojmë të lirë.(ju jam mirënjohës e falënderues, me konsideratën më të lartë që të gjithëve)...
Prandaj, ndihem krenar, dhe i privilegjuar në çdo aspekt jetësor, që i takoi këtij brezi e që jam i sllatinës!
Kam pas fatin e nderin që ABC-në e mësova në këtë SHKOLLË të vogël, por për mua ishte shumë e madhe...
U jam mirënjohës e falënderues mësuesve të mi të parë që kurrë nuk do i harroj!
Rroftë Sllatina me të gjithë Sllatinasët tjerë (pa dallim, bashkëvendasit e mi)!
Sllatina është bija e Dardanisë
Ti, o djepi i dëshmuar i LIRISË dhe i PAVARSISË
Më je një lule e gjithë Rinisë...
Ti, o çerdhe e SHQIPTARISË!
Do të jesh e shënuar me shkronja të zjarrta e të arta
Në faqet e ndritura e të ditura të lavdisë dhe t’HISTORISË!