Shkolla e Sllatinës

Kultura

Shkolla e Sllatinës

Nga: Xhelal Hoxha Më: 7 janar 2025 Në ora: 11:03
Autori Xhelal Hoxha

Shkolla është dritë !

Shkolla është dituri !

Shkolla është pasuri !

Shkolla është dritë, tokë, diell e qiell !

Shkolla është LIRI !

Shkolla është edhe PAVARËSI!

Ngaqë, për këtë më herët e mbante edhe emrin e dëshiruar "LIRIA" të pritur ndër breza.., mirëpor tani mban emrin e dëshmorit të kombit tonë,"Njazi Rexhepi", që dha jetën për liri!Ne i themi:Lavdi!

Një retrospektivë-(këthim prapa),apo një rekapitulim, meq ra fjala për sllatinën dhe shkollën tonë:

Jam nga sllatina, dajtë dhe tezet i kam nga ky fshat, Sllatina Epërme.(Muharremi im atë "fajtorë", ndjesë pastë)!

Fjala më e mirë, dhe më e ëmbël-mjaltë, që kam dëgjuar në jetë, që kam parë deri më sot, është emri sllatinë !

Arsyeja e vërtetë dhe e vetme është sepse, në këtë fshat-emër, jam lindur e rritur, jam shkolluar, edukuar dhe emancipuar...

Gjatë jetës kamë vuajtur shumë !

Kam qenë i varfër, por i ndershëm e besnik, gjatë gjithë jetës sime...

Jam rritur jetim(bonjak) pa babë, por fal Zotit që kisha time ëmë, Mirën, një grua fisnike, mikpritëse, e fisme e shumë bujare,...

I kam dashur dhe i dua njerëzit, sikurse që mendoj e besoj fort, që edhe ata më dojnë mua...

Kam mësuar nga jeta e pështirë e me plot sfida,se si duhen njerëzit, familja, miqësia e atmëmdheu...

Gjatë këtyre viteve, në këtë fshat, kemi pasur shumë intelektual e të burgosur politik...

Në fund fare kemi pasur edhe ushtarë të UÇK-së, që kanë ditur ta mbrojnë Kosovën e pragun e shtëpive të tyre, në luftën për liri, të trojeve tona shqiptare...

Falë këtyre njerëzve, patriot e besnik, si dhe sakrificës, mundit e qëndresës ,heroike e sublime, ne sot jetojmë e gëzojmë të lirë.(ju jam mirënjohës e falënderues, me konsideratën më të lartë që të gjithëve)...

Prandaj, ndihem krenar, dhe i privilegjuar në çdo aspekt jetësor, që i takoi këtij brezi e që jam i sllatinës!

Kam pas fatin e nderin që ABC-në e mësova në këtë SHKOLLË të vogël, por për mua ishte shumë e madhe...

U jam mirënjohës e falënderues mësuesve të mi të parë që kurrë nuk do i harroj!

Rroftë Sllatina me të gjithë Sllatinasët tjerë (pa dallim, bashkëvendasit e mi)!

Sllatina është bija e Dardanisë

Ti, o djepi i dëshmuar i LIRISË dhe i PAVARSISË

Më je një lule e gjithë Rinisë...

Ti, o çerdhe e SHQIPTARISË!

Do të jesh e shënuar me shkronja të zjarrta e të arta

Në faqet e ndritura e të ditura të lavdisë dhe t’HISTORISË!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat