Vdiq ylli i James Bond: Emilio Echevarria

Kultura

Vdiq ylli i James Bond: Emilio Echevarria

Më: 7 janar 2025 Në ora: 11:10
Emilio Echevarría

Aktori i njohur, Emilio Echevarría, i cili luajti përkrah Pierce Brosnan në filmin “Die Another Day”, është ndarë nga jeta.

Njoftimi për vdekjen e tij u bë i ditur nga Akademia Meksikane e Arteve dhe Shkencave Kinematografike, transmeton klankosova.tv.

Emilio Echevarría ishte një figurë e respektuar në kinematografinë ndërkombëtare, duke lënë gjurmë të rëndësishme në industrinë e filmit me rolet e tij mbresëlënëse.

Ai mori tre nominime për Ariel për pjesëmarrjen e tij si aktor mbështetës.

Emilio e filloi karrierën e tij aktoriale në teatër, përpara se të kalonte në film në vitet 1980.

Ai luajti si El Chivo në dramën e nominuar për Oscar, ”Amores Perros”, ndërsa pati edhe role në ”Y Tu Mamá También”, ”Babel”, dhe ”Die Another Day”.

Siç tha Akademia Meksikane, ai vdiq të shtunën në moshën 80 vjeçare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat