Skulptura mbi 71 mijë euro vidhet nga oborri i shtëpisë së artistes së famshme

Kultura

Skulptura mbi 71 mijë euro vidhet nga oborri i shtëpisë së artistes së famshme

Më: 8 janar 2025 Në ora: 13:42
Foto ilustrim

Një skulpturë bronzi në vlerë mbi 71 mijë euro është vjedhur nga kopshti i një artisteje me famë botërore.

Vepra e njohur si La Promesse, u vodh nga shtëpia e Anne Curry në Saffron Ëalden, Essex, midis 5 dhe 6 dhjetorit, derisa ajo ishte në një funeral.

Kjo skulpturë peshon rreth 350 kilogramë dhe është një nga veprat më të suksesshme të Curry.

Curry, e cila është e famshme për skulpturat dhe portretet e saj në kopsht, duke përfshirë një bust bronzi të Sir John Major që ajo bëri për Dhomën e Komunave, tha se vjedhja ishte “e pabesueshme”.

“Isha larg në një funeral dhe kur u ktheva në mbëmje pash se skulptura nuk ishte aty. Padyshim që kishte ndodhur gjatë natë”, tha ajo.

82-vjeçarja tha se besonte se hajduti e kishte vizituar shtëpinë e saj më parë për të zgjedhur se cilën skulpturë do ta merrte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat