Pa hyrë në çështje religjioze,
katolike apo ortodokse,
kryq është e tërë bota,
duke mos përjashtuar
edhe vetë njeriun,
qenjen më të vetëdijshme,
pa të cilin bota nuk do të ekzistonte.
Nuk po merrem me Jezusin,
as me pohimin apo mohimin e zotnave.
Qenor, kryqi është njësia përbërëse
e të gjitha gjallesave të botës.
Pa ekzistencën e KRYQIT,
njeriu dhe as toka,
as qielli, as dielli,
e as galaksia,
nuk do të ekzistonin...
Kush e di ndryshe,
si do të dukej BOTA???!!!