Sa herë që kalojnë vitet çdo shoqatë, apo organizatë serioze e bën analizën dhe dëshminë e punës konkrete për vitin që kalon. Edhe Shoqata "Trojet e Arbrit" me rastin 20 vjetorit të themelimit të saj ka kryer një seri veprimtarish të ndryshme për vitin 2024.Ku ka vendosur dy buste një në Pejë dhe tjetrën në Krujë,ka mbajtur shumë sesione shkencore dhe akademi promovuese pa harruar edhe botimin e dy veprave enciklopedike.Këto aktivitete nuk i ka kryer vetëm por në çdo qytet ku kemi shkuar kishim edhe një shoqatë vendore që na ka dhënë krahun në aspektin organizativ.Për të informuar lexuesit me aktivitetin e Shoqatës "Trojet e Arbrit" shkrimin e kam ndarë në 14 pika të veçanta që paraqesin punën e kësaj shoqate për vitin 2024:
1). Akademi Solemne për vendosjen e bustit të heroinës Marie Shllaku e organizuar në qytetin e Pejës më datën, 2 prill 2024 bashkë me Qendrën për Hulumtime Shoqërore dhe Historike në Pejë të udhëhequr nga z.Afrim Shabi. Morën pjesë studiues nga të gjitha viset etnike shqiptare në mesin e të cilëve edhe bashkëvuajtesi nëper burgjet komuniste i heroinës Marie Shllaku atdhetari dhe shkrimtari Shefqet Kelmendi në moshën 94 vjeçare. Në këtë sesion shkencor më fjalën e rastit u paraqitën: Nue Oroshi, Afrim Shabi, Shefqet Kelmendi, Xhenet Syka Kelmendi, Keda Kaceli, vajza e Gjergj Martinit,Mark Berisha,dhe Prel Milani, kurse studiuesit që paraqitën temat për veprimtarinë e heroinës Marie Shllaku ishin: prof.dr.Sabile Basha, prof.dr.Teuta Shala, prof dr.Muhamet Mala, mr.sc.Prend Buzhala, biografi i Marie Shllakut Tomë Mrijaj, dr.sc.Arben Arifaj, dr.sc.Besim Morina. dr.sc.Gjet Ndoj, dr.sc.Rovena Mikeli Vata, mr.sc.Jahja Lluka, dr.sc.Zeqir Kadriu dhe Besim Perjuci. Moderimi u krye nga msc Ermonda Foniqi.
2). Zbulimi i bustit të heroinës Marie Shllaku më datë , 02.04.2024 vepër e skulptorit Fiqiri Kasa. Financimi u krye nga Shoqata "Trojet e Arbrit" dhe Qendra për hulumtime Shoqërore dhe Historike në Pejë. Leja u lëshua nga Komuna e Pejës, kurse në zbulimin e bustit morën pjesë shqiptarët nga të gjitha viset etnike shqiptare dhe mërgata. Më nga një fjalë rasti u paraqitën kryetari i Komunës së Pejës z.Gazmend Muhaxheri, Kryetari i Shoqates "Trojet e Arbrit" Nue Oroshi, si dhe skulptori Fiqiri Kasa.Ndërsa këngen për heroinën Marie Shllakun, Kolë Parubin, At Bernardin Llupin dhe Gjergj Martinin e këndoj këngetari Nikollë Gjini. Falënderojmë të gjithë donatorët që kontribuan në financimin e bustit të Marie Shllakut në Pejë.
3).Promovimi i librave më datën ,04.04.2024 në Shkodër të znj.Bianca Maria Gjomarkaj "Kulla e Rezistencës- Familja Markagjoni një Dinasti Shqiptare " dhe Librit "Kapidan Mark Gjon Marku Komandant i përgjithshem i fuqive të armatosuna kombëtare" grup autorësh përgaditur nga Nue Oroshi. Në organizimin e promovimit të dy librave në Shkodër një kontribut të çmuar dhanë edhe autorja e librit znj.Bianca Maria Gjomarkaj, bijë e Kapidan Ndue Gjon Markagjonit dhe kusheriri i saj Artan Lleshi Gjomarkaj. Në këtë promovim ligjeruan: dr.sc.Besim Morina, Tomë Mrijaj kumtesën e lexoj Ms.sc.Ermonda Foniqi,Bianca Maria Gjomarkj, mr.sc.Nue Oroshi, Artan Lleshi Gjomarkaj.Poemen e Ernest Koliqit për Kapidn Markun e deklamoi Martin Dedaj.Moderimi i këtij promovimi u krye nga Arbresha Berisha.
4).Promovimi i librave më datën, 05.04.2024 në Mirditë-Rreshen, libri i Bianca Maria Gjomarkajt "Kulla e Rezistencës-Familja Markagjoni një Dinasti Shqiptare" dhe librit të "Kapidan Mark Gjon Marku Komandant i përgjithshem i fuqive të armatosuna kombëtare "grup autorësh. Promovimi është mbajtur në pallatin e Kulturës në Rreshen. , 4yxcvnnn ccfft541wq Këtë promovim e organizuan Shoqata "Trojet e Arbrit" dhe Bashkia Rreshen,një kontribut të çmuar në këtë promovim e dha edhe autorja e librit Bianca Maria Gjomarkaj, bijë e Kapidan Ndue Gjon Markagjonit dhe kusheriri i saj Artan Lleshi Gjomarkaj. Rreth librave folën Bianca Maria Gjomarkaj, Avokat Ndre Molla,Tomë Mrijaj kumtesën e ti e lexoj Ermonda Foniqi,Gjon Melyshi, mr.sc.Emrie Krosi, dr.sc. Besim Morina, Artan Lleshi Gjomarkaj dhe Gegë Tuci.Poemën e Kapidan Markut e deklamoj Martin Deda dhe studentja Armanda Veseli,kurse këngën për Kapidan Markun e kënduan këngëtaret mirditor Kolë Zefi, Mark Gjoni dhe grupi i burrave.Moderimi i këtij promovimi u bë nga msc.Ermonda Foniqi.
5).Mbajtja e sesionit shkencor në Podujevë më datën ,09.06.2024.Sesioni shkencor u organizua nga Shoqata "Trojet e Arbrit" dhe Shoqata "Vendenisi" në Podujevë me kryetar mr.sc.Adem Ajvazi. Tema boshtë e këtij sesioni shkencor ishte:" Rezistenca Shqiptare në Llap dhe në viset e tjera etnike shqiptare gjatë viteve 1912 -1953". Në këtë sesion shkencor kontribut të çmuar në çështje organizative e dha kryesia e Shoqatës "Vendenisi", e udhëhequr nga kryetari Adem Ajvazi. Temat e tyre në këtë sesion shkencor i paraqitën: Ma.sc Adem Ajvazi, Dr.sc.Besim Morina, Mr.sc. Kastriot I. Veselaj, Prof Fazli Hajrizi, Mr.sc.Rezehana Hysa, dr. Ismet Potera, Tomë Mrijaj, Prof. Nexhmi Ganiu, Prof . Sylejman Kadriu, Dr.sc.Qazim Namani, Prof. Dr. Nexhmedin Bardhi, Prof. Dr. Naser Shabani, Mr.sc.Nue Oroshi, Prof.Xhevdet Halimi, Msc. Kristinë Oroshi, Ma.sc. Fahri Uka, Prof .Afrim Azemi, Prof.Raif Muçolli, Ma.sc. Burim Halili, Prof.Rexhep Podvorica, Prof.Ziadin Zeqiri, Prof. Ismajl Revuqi,. Moderimi i këtij sesioni shkencor u krye nga studiuesja Ermonda Foniqi. Dy shoqatat në Llap iu shpërndanë mirënjohje familjeve atdhetare që kanë dhënë heronjët për çlirimin e trojeve etnike shqiptare.
6).Mbajtja e sesionit të veçantë shkencorë më datë, 10.06.2024, me temën boshtë: " Salih Çekaj luftëtar i orëve të para të Lirisë së Kosovës". Sesioni shkencor është mbajtur në Prishtinë dhe u organizua nga Shoqata " Trojet e Arbrit", nga Shoqata " Sali Çekaj" në Zvicërr, dhe nga Shoqata " Sali Çekaj" në Gjermani. Kontribut të çmuar në organizimin e këtij sesioni shkencor ka dhënë edhe Milazim Maraj bashkëluftëtari më i ngushtë i Sali Çekajt, si dhe udhëheqësit e shoqatave "Sali Çekaj "në Zvicërr dhe në Gjermani, Saim Tahiraj , Abas Fejzullahi dhe Osman Ferizi. Në këtë sesion të veçantë shkencor të parin për heroin Sali Çekaj morën pjesë studiues dhe bashkluftëtarë nga të gjitha viset etnike shqiptare si dhe familja e heroit Salih Çekaj. Studiuesit dhe bashkëluftëtarët e heroit Sali Çekaj që morën pjesë me kumtesat dhe që i dërguan kumtesat për libër janë: Rrustem Berisha, Xajë Qelaj, Osman Ferizi, Fadil Hadergjonaj,Hysen Çekaj, Eduart Abazi, Anton Kolaj, Milazim Maraj, Anton Quni, Musë Gjakova, Major Nazif Ramabaja, Hazer Krasniqi, Idriz Zeqiraj, Prof.Dr. Bahri Gashi, Dr.sc.Besnik Raci,dr.sc.Sadik Krasniqi,dr.sc.Besim Morina, Abas Fejzullahi, Saim Tahiraj, msc.Kristinë Oroshi, Xhafer Leci, Arif Molliqi, Mr.sc. Fadil Geci, Zymer Lulaj, Smajl Çekaj, Hysen Ibrahimi , Dr.Afrim Sylejmani, Naser Vllasi, ma.sc.Ermonda Foniqi,Leonora Berisha, ma.sc.Linditë Hoxha, mr.sc.Flamur Rexhbogaj, mr.sc.Ali Husaj, Abdulla Tafili dhe Mr.sc.Nue Oroshi.
7).Mbajtja e sesonit shkencor në Malishevë më datën, 11.06.2024 me temën bosht: "Qëndresa e Llapushës dhe trojeve të tjera shqiptare gjatë viteve 1912-1952" .Ky sesion shkencor u organizua së bashku me Shoqatën "Ali Hadri" - Dega në Malishevë ku një kontribut të çmuar në këtë organizim e dhanë: Mr.sc.Lulzim Gega, Cen Desku dhe Ramadan Gashi. Temat e tyre në këtë sesion shkencor i paraqitën studiuesit: Dr.Arben Arifaj, Cen Desku, Dr.Qerim Kastrati, Dr.sc.Mehmet Rukiqi, Mr.sc.Rezehana Hysa, Dr.sc. Asllan Krasniqi, Tomë Mrijaj, Aziz Berisha, Mr.sc.Lulzim Gegaj, Mr.sc.Kastriot I. Veselaj, Dr.sc.Besim Morina, Nexhat Krasniqi, Mr.sc.Nue Oroshi, Ma.sc.Agim Hyseni, Fadil Javori, Ma.sc.Kristinë Oroshi, prof.dr.Zeqir Kadriu, Enver Maloku, Xhemë Elshani, Nikollë Perkaj, Ilir Nika, Bujar Tahiri, Mr.sc.Ajet Leci ,Fetah Bekolli, Jupë Hoti dhe Jusuf Bytyqi.
8) Promovimi i dy librave: "Masakrat dhe krimet serbe-malazeze dhe të tjerëve në trojet shqiptare 1912 -1999"(I-II) me gjithsej 1296 faqe, në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Hamburg i mbajtur më, 27 shtator 2024. Në këtë promovim në çështjet organizative një kontribut të çmueshëm e dhanë edhe Konsullja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Hamburg znj.Saranda Krasniqi-Osmani dhe komplet stafi i konsullatës. Në këtë akademi rreth librave folën: Konsullja e Përgjithshme e Republikës se Kosovës në Hamburg znj.Saranda Krasniqi-Osmani, Konsulli i Nderit i Shqipërisë në Hamburg z.Kolë Gjoka si dhe intelektualët znj.Sadbere Emshiu dhe z.Avni Bilalli. Në fund një fjalë rasti e mbajti edhe botuesi Nue Oroshi.
9).Foltorja në cermoninë e vendosjes së bustit të Mustafa Merlika Krujës në qytetin e Krujës më, 24 nëntor 2024. Kjo cermoni u organizua nga Shoqata "Trojet e Arbrit", familja Merlika dhe Bashkia e Krujës. Me temat e tyre morën pjesë 9 studiues: Eugjen Merlika, Dr.Qerim Lita studiuesi Gjet Ndoj, Prof. Enriketa Papa, Dr.sc. Rovena Vata, Dr.sc. Besim Morina, Prof. Nevila Nika ,shkrimtari Marcel Hila dhe studiuesi Klajdi Lulollari.Moderimi i foltores është bërë nga gazetarja dhe shkrimtarja Suadella Balliu.
10).Zbulimi i bustit të Mustafa Krujës në qytetin e Krujës. Morën pjesë mijëra qytetar nga të gjitha viset etnike shqiptare dhe mërgata atdhetare. Busti u zbulua më datën, 24 nëntor 2024. Fjalën e vetme rreth jetës, veprës dhe atdhetarizmit të Mustafa Merlika Krujës e mbajti Kryetari i Shoqatës "Trojet e Arbrit" Nue Oroshi.
11). Promovimi i dy librave në Elmshorn, më datën , 30 nëntor 2024, "Masakrat dhe krimet serbe-malazeze dhe të tjerëve në trojet shqiptare 1912 -1999" (I-II) me gjithsejt 1296 faqe.Një kontribut të çmuar në këtë organizim e ka dhënë Konsulli i Nderit i Republikës së Shqipërisë në Hamburg z.Kolë Gjoka. Rreth librave kanë folur Konsulli i Nderit i Republikes se Shqipërisë në Hamburg z.Kolë Gjoka,Konsullja e Përgjithshme e Republikës se Kosovës në Hamburg Mr.sc.Saranda Krasniqi-Osmani, Mirela Kalaj dhe botuesi Nue Oroshi.
12).Botimi i librit në vitin 2024 me titull: "Kapidan Mark Gjon Marku-Komandant i përgjithshem i fuqive të armatosuna kombtare " grup autorësh i përgaditur nga Nue Oroshi. Libri ndahët në dy pjesë në studimet e bashkëkohësve, si dhe në autorët e sotshëm. Në pjesën e parë studimët e bashkëkohësve janë mbledhur dhe botuar shkrimët e profesor Ernest Koliqit, Gjon Melyshi, Kapidan Ndue Gjon Marku, Tahir Kolgjini, Rifat Kolgjini, profesor Alush Leshanaku, Ndue Pjeter Gjomarkaj dhe Ndrecë Molla. Kurse tek studiuesit e kohës se sotme studimet e tyre i kanë botuar:Eugjen Merlika, Bianca Maria Gjomarkaj, Tomë Mrijaj, dr.sc.Besim Morina, Artan Lleshi Gjomarkaj, Ervina Toptani, Nue Oroshi, Av.Ndre Molla, msc.Kristinë Oroshi dhe Beqir Sina. Libri i ka gjithsejt 254 faqe.
13). Botimi i librit : "Ernest Koliqi- Mendjendrituri dhe Dritëdhënesi i kombit shqiptar" i përgaditur nën përkujdesjen e Nue Oroshit.Në këtë libër enciklopedik punimet i botuan studiuesit: Dr.sc.Rovena Mikeli Vata, Mr.sc.Nue Oroshi, Afrim Shabi, Dr.sc.Gjet Ndoj, Eugjen Merlika, Dr.don Lush Gjergji, Arben Kondi, dr.sc.Besim Morina, Fazli Hajrizi, Tomë Mrijaj, Abas Fejzullahi, mr.sc.Ismet Azizi, prof.dr Zeqir Kadriu, prof.Isak Shema,dr.sc.Ragip Gjoshi, mr.sc.Rezehana Hysa, Ali Daci, prof.dr.Besim Muhadri, Petrit Palushi , Ma.sc.Fjolla Gashi-Avdimetaj, Mr.sc.Eugena Gjoka, Mr.sc.Emrie Krosi, Fatmir Minguli, Ma.sc.Ermonda Foniqi, Leonora Berisha, Mr.sc.Flamur Rexhbogaj, mr.sc.Lindita Hoxha, Ma.sc.Kristinë Oroshi, Bekim Kelmendi, Ms.sc.Jahja Lluka dhe Agim Desku.Libri i ka gjithsej 396 faqe.
14).Përgaditja e kërkesës me rreth 50 faqe si dhe dorëzimi i dosjes për Muranën e Gjergj Kastriotit në Prizren, projekt i skulptorit Fiqiri Kasa. Kërkesa është dorëzuar në prill 2024 për herë të dytë,në Komunën e Prizrenit dhe në Ministrinë e Kulturës. Përgaditja e Kërkesës për Monumentin e Kapidan Mark Gjon Markut në Shkodër dhe dorëzimi i saj në Bashkinë e Shkodrës për herë të dytë në prill të vitit 2024. Si dhe përgaditja e kërkesës dhe dorëzimi saj për bustin e profesor Ymer Berishës në Prishtinë. Kërkesa është dorëzuar në qershor të vitit 2024 në Komunën e Prishtinës.
Dhe krejt në fund e ndjej veten shumë të gëzuar se kjo shoqatë për 20 vite ka arritur të kryej shumë punë, qoftë në aspektin shkencor, atdhetar, botues, vendosjën e busteve dhe monumentëve të ndryshme të nacionalizmës shqiptare. Më një fjalë Shoqata "Trojet e Arbrit" është duke e luajtur rolin e dy akademive shkencore në Shqipëri dhe Kosovë me projekte kombëtare në shumë aspekte.Nuk duhet harruar asnjëherë puna e dizajnerit të Shoqatës "Trojet e Arbrit "Ma. Art. Adil Beqaj i cili gjatë tërë vitit 2024 tregoj gadishmëri te përhershme për rregullmin e dizajnit.E gjithë kjo punë bëhet nga idealizmi i madh i intelektualëve shqiptarë që rrjedhin nga familjet atdhetare që shekuj me radhë dhanë mundin, djersën dhe gjakun për bërjen e Shqipërisë Etnike.