Jetë boshe

Kultura

Jetë boshe

Nga: Përparim Hysi Më: 10 janar 2025 Në ora: 09:55
Autori Përparim Hysi

1. Për...

Për një pyllth anës lumit,për një bahçe pranë shtëpisë

Më ka kapur,mua të humburit,në kërthizë të pleqërisë

Se i pata fëmijërisë dhe tani nuk i kam më

Zë e prekem nostalgjisë,edhe lemza mua më zë.

Se u prish dhe më nuk ndreqet,ç'ish ujdisur me ligj

Nuk është punë pse mua më teket, por u ndanë si me"Maliq"?!!!

Dua unë të miat prona(më takonin ligjërisht)

Por nga prona,mbetë jehona dhe vajtoj pleqërisht.

2.Vjen një ditë

Vjen një ditë dhe bën"dorëzimet"(një nga një dorëzon "tapitë)

Zë fillon nga ankimet(me ankime për çdo ditë)

"Kjo nuk është mirë e ku di unë (do të hiqesh ende Zot)"

S'e kupton,more malumë që zbraz"thesin" fare kot.

Se Janina ka dava,edhe dardha bisht ka prapa

Tani je me flokë të bardha(dhe në dimër të zë vapa)

Sepse djersa të shkon çurg,të mbulojnë djersë të ftohta

Do,or do,por më nuk mund(pleqëri të ngrëntë mortja)

3.Më së fundi

Më së fundi,vij në fis(tërë ditës mbyllur brënda)

Tani jam babagjash(s'janë për mua punët e rënda)

As të rënda,as të lehta(katandisa për ibret)

Edhe bosh mbeti kuleta (ç'është kështu me ty,moj jetë?)

Se kam gjetur,çfarë kërkova(nga mendimet krejt u thinja)

Që të gjitha i povova dhe me shpresa unë u nginja

Sa po vij e mblidhem grusht dhe nga hallet m'u rrit mjekrra

Të gjithë rrobat më rrinë ngusht (jetë,moj jetë,mbhshur gënjeshtra)

4.Jetë boshe

Bëj jetë boshe në kurbet(edhe jam"valencë e lirë")

Veç bredh poshtë e përpjetë(e pra rroj,si "qelepir")

Domosdo që mërzitem(jeta boshe ma sjell në hundë)Por sado që përpëlitem,nuk shpëtoj:më zë me shkumë!

Sa do zgjasë ky "soj zotnillëk"(as dhe vet nuk e di)

Dua t'i them frae:jazëk dhe të nisem për në SHQIPËRI!

Të shpëtoj nga jeta boshe(ku më duket vetja hiç)

SHQIPËRI,moj bukuroshe,(ah,se ç'mall kam,ta dish)

5. Unë,vet!

Jam futur si doku në ujë(çdo ditë,çdo ditë po mpakem)

Nga mendja jam rrëmujë,gati çdo ditë e po plakem

Të gjitha kanë ardhur tek unë, mërzitja,stresi,vetmia

Çdo ditë e mërzitem më shumë,qëkur jam larguar nga SHQIPËRIA.

Më mungon ozoni i mushkërisë dhe gjaku i pastër në aortë

I lashë ato SHQIPËRISË dhe më duket vetja si"ulok"

Më mungon mua shoqëria(këtu nuk ka as shokë as miq)

Më ka pushtuar nostalgjia dhe jam si KRISHTI në kryq.

* janë shkruar në FLORIDA në janar 2006
 

Tiranë,10 janar 2025

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat