Një koprrac i madh, bëri një çudi,
Vret tre familjarë, humbi çdo kufi.
Gjykatësi e pyet, me plot ngarkesë:
-Pse i vrave të gjithë, mos pate stres?
-Po, këtu fillon historia ime e pafat,
Vajzën e zura me dy djem në shtrat.
Gjykatësi ndërhyn: -Eh, të plasi filmi?
Jo, thash është e re, s'është faji i imi!
Në mbrëmjen tjetër, ndodhi një befasi,
Djalin e pashë me një djalë në dashuri.
Gjykatësi: -Eh, të plasi filmi, o ditëzi!
Jo, kujtova, ndoshta ai e do’ këtë gjini!
E fundit ndodhi ajo që më la pa gjumë,
E kapa gruan me fqinjin, në atë punë...
Gjykatësi klith: -Eh, tani filmi të plasi!
Jo, mendova ajo e dëshiron nga marazi.
-Po, pse atëherë i vrave me hidhërim?
Pyeti gjykatësi i mbushur shqetësim:
Sepse në kuzhinë e pashë trishtimin,
-Shporeti i ndezur ma plasi filmin!
Mesazhi i batutës nxjerr këtë porosi:
njeriu gjërat i merr me shpejtësi.
Vetëm koprracit lakmia i shkrep,
I soset durimi kur preket në xhep!