Të japim gjithçka nga vetja, sa të mundemi ...

Kultura

Të japim gjithçka nga vetja, sa të mundemi ...

Nga: Xhelal Hoxha Më: 12 janar 2025 Në ora: 10:17
Xhelal Hoxha

“Me i dhanë vetes, durim, moral, guxim,shpresë e gajret

Dijeni mirë ju të urtët, të mençurit, të diturit, njerëz të vërtetë

Keni me pas të mira e shëndet, zgjim e shpëtim në këtë jetë

Pra dashurin më të mirë dhe të sinqertë, këtu keni me gjetë!
 

Ndonëse për t’mos i pasur këto të mira e virtyte në këtë jetë

S’keni me pasur as jetë të qetë, me shumë stres e pak shëndet;

Keni me përfunduar jo shëndetshëm, si është ma zi e ma keq;

Ndoshta pa dëshirën tuaj,do të ja bëni gropën, varrin vetes ju vet;

Me këso qëndrime s’keni me jetuar gjatë, por së shpejti keni me vdekë!”.
 

Andaj një kujdes të shtuar duhet që t'kemi

T’i bëjm respekt, nderim e shërbim të tjerëve në jetë;

Me punë e vepra njerëzore, atdhetare e humane

Ma shumë t’a ndihmojmë e zhvillojmë vendin e shtetin tonë

Të japim gjithçka sa të mundemi, pra ne do të jemi jeta vet!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat