Zgjedhjet e 9 shkurtit 2025

Kultura

Zgjedhjet e 9 shkurtit 2025

Nga: Adem Bytyçi Më: 12 janar 2025 Në ora: 16:26
Autori Adem Bytyçi

Sa shumë është folur

dhe është shkruar

për këto zgjedhje,

se cila parti ka për t’i fituar.

Qytetarët janë ata

që vendosin

se cilës parti

do t’ia besojnë

fatet e tyre

dhe të ardhmen

e shtetit të Kosovës.

Prandaj,

se si do të qeveriset vendi,

si për mirë,

si për keq, për katër vitet e ardhshme,

vetë janë bashkëpërgjegjës.

Posa t’i afrohen kutisë së votimit,

duhet të kenë shumë kujdes,

për të mos i votuar kurrë më përseri

ata që Kosovën e kanë keqëqeverisur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat