Natë e vonë, pa hënë
Hap dritaren e dhomës rrëmbimthi
Rrok gjithandej hapësirën
Do ndrydhje si ethe të nxehta
Lëvizin poreve të trupit
Instinktivisht tymosi një cigare
Thithi nikotinë n ‘pafundësi
Mendimet theren tehut të kohës...
Çdo gjë në ikje, vrapim i pandalshëm
Log i madh mashtrimesh jeta
Përjetimet nuk perëndojnë kurrë
Përplasen shpresave harkore
Shtrirë në shtratin e këngës idhnake
Përzier me sumbulla lotësh hullinave
Si valë të tërbuara deti valëviten...
Shpirti i zhgënjyer shkrihet
Vështrimeve të hutuara
Sa e bezdisshme nata
Sa e kalltë duket dita
Si një valle pa muzikë
Zbrazësi e pafundme
Rrugëve mbesin gjurmët dëshmi....
PËRPLASJE ME VARGUN
Një heshtje grith brenda vetes panda
Përtypë copat e djegura të mendimeve
Vijnë valë të nxehta nga tokë e gjakosur
Një aromë dhimbje e mbjellë moti
Vargje si zjarr ngacmojnë prore
E ikin si hajdute, pa gjurmë...
N ‘kujtime kërkoj
Rrugëtimet e mundshme
Asnjë hapësirë kalimi
Pos ushtimës prapa
Si spirancë anije humbur n ‘furtunë...
Zëra nga larg më vijnë si tingëllimë
Një revoltë e padukshme thellësive valëvitet
Në heshtje afrohen këngë të pakënduara
Në buzët e shkrumbuara ledhatojnë vajin
E kënga nuk del se nuk del jashtë vetes
Është mllef i dalldisur kohëve...
Rri e ndryrë ngujimeve të fshehura
Si në ëndërr veten e pyes, deri kur
Përplasje, grindje me vargun e tërbuar
Një klithje spontane pëlcet si porosi jete
-Ah! Khajam! Khajam i mjerë!...