Kulminacioni mençurisë është çmenduiria

Kultura

Kulminacioni mençurisë është çmenduiria

Nga: Kalosh Ҫeliku Më: 13 janar 2025 Në ora: 12:22
Autori Kalosh Ҫeliku

E kuptoj dhe e kam të njohur Çmendurinë, si sëmundje Natyrore - kronike njerëzore. Sëmundje e indvidëve dhe partive politike, por nuk e kuptoj Ditën e Sotshme, sesi: mund, të çmendet një popull?! E kam pasur pas porte në pusi me vite mbi shpinë.

Dalje, në Liri, përtej kufinjëve politik të Atdheut. Shkaku, se: Vetë, jam në prag të “Çmendurisë”, nën Rrap?! I kuptoj mençuritë e individëve artistë. Por, nuk e kuptoj Çmendurinë e politikanëve, një populli shekullor, që ende me vite merret nateditë me këmbët dhe trutë në Legen?!

Çmendurinë, kohën e fundit të Parashqevi Simakut?! Edhe, pse e di edhe vetë si shkrimtar: kulminacioni i mençurisë, është: Çmenduria. Aqmëpak, harrimin e Gjuhës Shqipe nga ajo si artiste shqiptare, edhe matanë kufinjëve shqiptar e arratisur nga Atdheu pas famës nëpër Botë?!

Keqpërdorimin e rastit të saj tragjik nga mjetet e informacionit në Trojet Etnike Shqiptare, copë-copë me kufunj politik. Famën e saj të dikurshme në sistemin komunist nëpër festivale kulturore, dhe Radio-Televizive Shqiptare.

Publikimet – propogandistike - artistike, dhe dezinformatat e sotshme nëpër kanale shteterore televizione partiake, dhe private për biznese personale, familjare dhe partiake, në emër të viktimiës?! Qe, Sot: e kanë harruar edhe Gjuhën Shqipe nëpër Bote?!

Parashqevi Simokun, përmes Radio-televizionit Tiranës, dhe me disqet e saj singëll. dhe longplejet e Shtetit Shqiptar, si student në Prishtinë, e kam pasur nateditë në shëtpi. Përmes kanaleve ilegale, në Jugosllavi. Dihet, se: pas saj ka qëndruar Shteti Shqiptar. Edhe, atë: e kam dëgjuar tinëz në sistemin komunist, jugosllav pa shtet shqipar si shkrimtar.

Përçudi, nuk e hëngra asnjë ditë burg jugosllav! Ende, i kam disqet dhe longplejet e saja në shëtpi. Krah për krahu me ato të grupeve botërore muzikore: Beatles, Rolling Stones, Led Zeppelin, Jimi Hendrix, Tina Turner, Chansons Françaises, Serenadat Korçare, Janis Joplin, Johnny Hallyday, Charles Aznavour, Seline Dione…

Po, ta dinin rrufjanët shqiptar “patriotët” e Sotshëm Dje, komunistë, Sot: Neokomunistë, dhe “demokratë” të dalldisur dhe arratisur pas partive politike, posteve partiake dhe pasurisë personale, familajre, me siguri me të katra do të turreshin në polici pas shpërblimeve. Dhe, do t’i kisha hëngër disa vite burg, në “Idrizovë”, ose në “Goli Otok”. mes shkëmbinjëve dhe mureve të Detit Adriatik jogosllav.

Fatkeqësisht, ende populli shqiptar nuk është i vetmi popull në Botë, mos them politik i dalldisur pas partive politike, posteve partiake dhe pasurisë. Raste të rralla në letërsinë botërore - kulturore - arristike, si viktima partiake – politike – komuniste, dhe neokomuniste i kemi me thasë. Ende, duke u dergjur në burgjet ish jugosllave.

Shumica e shkrimtarëve shqiptar, me Famë botërore, ndoshta edhe kandidatë për ta fituar Çmimin NOBEL me vepra artistike, kanë përfunduar me vite në burgje, dhe pa familjarë në varrime. I kanë varrosur gardianët e burgut pa nderime, fjalime partiake dhe kurora të luleve mbi varr.

Historia botërore – artistike e njeh Ballzakun si shkrimtar fatkeq, i mbytur përsëgjalli në borxhe. Hanska, si lexuese dhe adhuruese e veprave të tij, u përpoq ta shpëtojë nga borxhet. Edhe, pse, Ballzaku bënte luftë me Zonjën Vdekje, ajo në dhomën tjetër bënte dashuri…

Dhe, Ballzaku kur vdiq, nuk kishte njeri të gjallë ta shti në varr. E hudhën kalimtarët e rastit pranë rrugës në një përrua.

Sot, Historia e Francës bazohet dhe thirret me veprat e Ballzakut?!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat