Erzë Dinarama përfaqëson Kosovën në Ekspozitën Ndërkombëtare të Arkitekturës në Bienalen e Venecias

Kultura

Erzë Dinarama përfaqëson Kosovën në Ekspozitën Ndërkombëtare të Arkitekturës në Bienalen e Venecias

Më: 13 janar 2025 Në ora: 19:23
Erzë Dinarama

Erzë Dinarama, përfaqësuese e Kosovës në Ekspozitën e 19-të Ndërkombëtare të Arkitekturës në Bienalen e Venecias, 2025.

Me vendim të jurisë të përbërë nga Rozafa Basha, Marina Otero Verzier, Polikseu Qorri-Dragaj, Adela Dcmetja, dhe Rudina Xhaferi, është përzgjedhur projekti fitues “Ansamble në shpërfaqje: Ekologjitë në ndryshim” nga Erzë Dinarama.

E kështu, Erëza do të përfaqëojë Kosovën në Ekspozitën e 19-të Ndërkombëtare të Arkitekturës në Bienalen e Venecias, 2025, transmeton Klankosova.tv.

Kjo u bë e ditur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Facebook.

“Ky projekt eksploron ekologjitë në ndryshim të shkaktuara nga klima dhe migrimin e specieve si një çarje—një moment kur sistemet ekologjike, kulturore dhe hapësinore të vendosura tronditen, duke hapur mundësi për transformim. Duke u përfshirë me tensionet midis mjeteve shkencore parashikuese me drejtim global dhe realiteteve socio-ekologjike lokale, instalacioni kritikon zgjidhjet universale ndërsa përqafon pasigurinë e peizazheve në ndryshim. Ndërsa këto ndryshime ndërthuren me qeverisjen, mirëmbajtjen, praktikat kulturore dhe dinamikat gjeopolitike, pavijoni fton vizitorët të perjetojne errësirën dhe tensionet e këtyre dinamikave të pazgjidhura si një terren pjellor ku mund të lindin forma të reja të agjencisë dhe bashkëpunimit”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e MKRS-së.

Kush është Erëza Dinarama?

Erzë Dinarama është arkitekte, dizajnere ndërdisiplinore dhe hulumtuese që punon në ndërthurjen midis urbanizmit, arkitekturës së peizazhit dhe ekologjisë. Ajo hulumton kompleksitetin e sfidave mjedisore përmes shkencës dhe dizajnit, duke i bërë këto sfida të dukshme përmes hulumtimeve estetike.

Erzë ka qenë e angazhuar në aktivitete mësimore në institucione si Politekniku i Milanos dhe Torinos, ETH Zurich, Shkolla e Dizajnit në Milano, Domus Academy ne Milano dhe Universiteti Polis në Tiranë. Ajo ka publikuar hulumtimet e saj me Routledge dhe i ka prezantuar ato në konferenca si Acadia, eCAADe, CAADRIA dhe simpoziumi Digital Double (ETH Zurich Future Cities Lab dhe Digital Visual Studies i Universitetit të Zurich-ut). Punimet e saj janë ekspozuar edhe në Muzeun Pecci në Itali.

Në praktikën e saj profesionale, Erza ka bashkëpunuar dhe ka qenë pjesë e studiove dhe institucioneve, duke përfshirë Carlo Ratti Associati, Fondacionin Manifesta dhe Studio Olafur Eliasson. Ajo shërbeu si anëtare e jurisë për Thirrjen e Hapur të Manifesta 15 Barcelona, dhe ishte pjesë e ekipit të Carlo Ratti Associati që zhvilloi vizionin urban për Manifesta 14 Prishtina.

Erza ka përfunduar studimet në Universitetin e Prishtinës, Politecnico di Milano dhe UC Berkeley dhe ka ndjekur një program specializimi mbi tranzicionin socio-ekologjik në projektimin territorial dhe urban në ETH Zurich dhe EPFL.

Si themeluese e Institutit SRD, Erza udhëheq një qendër ndërdisiplinore që eksploron dimensionet hapësinore të sfidave ekologjike. Aktualisht, ajo është artiste në rezidencë në projektin S+T+ARTS4WaterII, pjesë e programit të BE-së EU STARTS – Science, Technology, and Arts.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat