Fushata zgjedhore si uragan

Kultura

Fushata zgjedhore si uragan

Nga: Milazim Zeqiraj Më: 15 janar 2025 Në ora: 06:45
Milazim Zeqiraj

Katër vite kaluan,

prap lum fjalësh pa asgje.

 

Në fillim të fushatës

Pozita na lodhi për suksese

Opoziza na lodhi 

për mos sukseset e pozitës.

 

Në fushatë njera tjetrën 

duke e kritiku.

 

2

 

Mos i votoni ata,

Unë jamë më i miri.

Unë jamë shpresa.

 

Për mos suksese kritikë e vajtim.

Keq e gjeta. 

Ata më kan pengu.

Ne jemi më të mirit

Rrogat i ngrita 20%.

Vendi ka përparim 30%.

Përqindjet askush si kupton.

 

I pa kuptim narracioni 

ne dhe ata

Katër vite duke lozur symbyllazi 

Faji është jetim, askush së do.

 

3.

 

Në fjalime e tubimë

partit po derdhin shpresë.

Ajo nuk vdes kurrë.

Masa po kënaqet duke dëgju

fjalë boshe për zhvillime e zhvillim.

 

Tek ne gëzimi në zemrat tona u shkri, 

Disa pritën më shumë, 

por si duket u zhgënjyem. 

 

4.

 

Mërgimtaret si zogjet shtegtarë, 

Vijnë nga jashtë e sjellin porosi. 

Fjala e tyre për dritë, uji, ajr e pastërti,

klithmë e shterrur më sy të hapur.

 

Ti ke drejt më u livdu, 

Unë kam të drejtë më kritiku.

 

Fjala jote pa shpirtë,

e imja më shpirtë, 

më ajër, dritë e ngrotësi. 

 

5.

 

Në fushtatë zgjedhore

të gjithë po bëjnë be e rrëfe.

 

Nëse më zgjidhni 

problemet do ti zgjedhi. 

 

Fol e mbushma mendjën

Nuk votohet për mosbesim.

Dikujt duhet besu.

 

Fjala e tyre shtërngatë në fushatë

më besim e shpresë për përparim. 

 

14.01.2025

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat