Qentë me dy këmbë

Kultura

Qentë me dy këmbë

Nga: Kalosh Ҫeliku Më: 16 janar 2025 Në ora: 10:52
Autori Kalosh Ҫeliku

Nipi im i vogël Fisi, kishte dëgjuar se Gjyshi i tij rrëzohet, duke hipur dhe zbritur shkallëve te Sheshi “Skënderbeu”. Dhe, i tha një diët:

O Gjysh, mbahu për hekurave!

Gjyshi e kuptoi porosinë e nipit. Por, as mbajtja për hekurave, nuk i ndihmonte dot shkallëve të partive politike. Prandaj, e bleu një shkop me kërrabë – ombrellë, strehim nga shiu dhe bora në Dimër, për të hipur dhe zbritur shkallëve.

Përçudi, nipi aty për aty ia përkujtoi edhe Babain e tij si femij, kur ai përveç dy “nagëntëve me fishek në gojë, dhe “kashikarave” të serbit me mollët e kuqe të italjanit, e mbante edhe një shkop me kërrabë nga druri i thanës me gunga, të cilin vetë e kishte gëdhendur për mrekulli me një shtizë hekuri në majë të shkopit. E, Unë vetë si fëmij nga kurreshtja e pyeta Babain një ditë:

O Date, pse e mbanë me vete këtë shkop me kërrabë, kur me vete në brez dhe xhepat e strukes zezë, i ke me vete armët?! Përmëtepër, me një shtizë hekuri në majë të shkopit?!

Qeshi. Dhe, mu përgjigjë: Që, të mbrohem nga qentë me dy këmbë.

Nuk e kuptova asaj kohe përgjigjen e Babait. Shkaku, se: e dija qentë i kishin katër këmbë. E, jo dy këmbë. I kishim në shtëpi. Edhe, në kopenë e dhenëve me qëngja në vathë, rrëzë “Çuke”. Që, i ruante natën nga Ujku delengrës. Roje e shtëpisë dhe deleve me të cilin edhe shpesh rrëzoheshim si miqë në mes të livadhit.

Sot, pas kaq viteve: e kuptova përgjigjen e Babait. Prandaj, në “Bit-Pazar e bleva këmbën e tretë me ombrellë, që të mbrohem nga qentë e tërbuar me dy këmbë. Qentë, që m’i nëdrsejnë pas shpine partitë politike me brekët ende nëpër këmbë…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat