Luani - djali i kulakut

Kultura

Luani - djali i kulakut

Nga: Përparim Hysi Më: 17 janar 2025 Në ora: 12:46
Përparim Hysi

Natyrshëm që këtë tregim për LUAN ISUF JAUPLLARIN,me origjinë nga fshati PËRRENJAS i SKRAPARIT,po e shkruaj tani,në vitet e postdiktaturës,se mos më merni për "trim" që nuk e njihja frikën,në shkelje,qoftë dhe me penë një shkrim anti.

Nëse po e shkruaj tani,them se e meriton që,sado tash është 80-vjeçar,ka qëkur u rrëzua diktatura,rron me familjen e tij,mu tek kodra e vilës së ZOGUT në Durrës.

Kam dy shkaqe madhore që po shkruaj për të. Ngaqë e njoh mirë, LUAN ISUF JAUPLLARI,sa punëtor ka qenë,por dhe aq i zgjuar dhe trim. Kulak u bë se i ati,ISUFI, qe vëllai i nacionalistit ORHAN JAUPLLARI,që diktatura e vrau dhe pasuesit,u shpallën kulakë.

Kjo"damkë e turpshme" qe si titull që trashëgohej dhe nga fëmijët.Kur vranë xhaxhan e tii,ORHANIN,LUANI nuk kish lindur.

Sidoqoftë,damkën e "trashëgoi" si me "hipotekë" deri sa ra diktatura. E shumta,si krahënjomë që ishte,punoi si murator në sektorin e ndërtimit komunal të fermës"Çlirimi" në FIER. Qe martuar dhe kish tri fëmijë dhe,ngaqë rronte me prindërit në një hyrje të një pallati dhe ngaqë qenë ngusht me njëqind kërkesa,arrriti të marrë lejen për të ngritur një shtëpi. Kur mori lejen,më tha:-Shtëpinë do ta bëjë me dy kate vetëm e vetëm për t'u treguar këtyre se nga vijmë dhe kush jemi. Për lexuesit:shtëpia e ORHAN JAUPLLARIT në PËRRENJAS të SKRAPARIT qe goxha e madhe dhe gati si"saraje". E ngriti me dy kate (e vetmja shtëpi në MBROSTAR-URA të FIERIT-fshat me mbi dymijë banorë që ishte me dy kate) dhe e dinte mirë,që"sytë e veshtë e mbretit" jo vetëm përgjonin,lëpinin jargët nga zilia,ndaj për çdo tullë, llaç,hekur,mbante faturat dhe çdo kontrollor apo vullnetar që ngrinte akuza,mbetën me gisht në gojë. Por jo vetëm kaq...
*
Fshati ynë qe i madh dhe kishte vetëm një klub. Aty,herë pas here,kthenim dhe ndonjë gotë. Qemë rreth 6-veta dhe midis të tjerëve dhe LUANI. Epo,-tha njëri,- të ngremë një shëndet për shokun X... Shoku X... qe sekretari i organizatës së partisë së fshatit. Ndërsa ne rrëkëllyem gotën,LUANI nuk e piu. Qe guxim i madh,por LUANIT nuk ia hante qeni shkopin.

-Ti,- tha i revoltuar dollibashi,- nuk pi shëndetin e shokut X... (pyetja kish kontanacion të rëndë,aq më tepër që ti,LUAN,je bir kulaku).

-Jo nuk e pi,- nguli këmbë si mushka,LUANI. Nuk e pi për një të gjallë,se nuk e di se ç'proçkë bën nesër. Dhe iu"vërsul" dollibashit:-

Ore qe sot në zbor ti? Ç'u bë me komisarin?Dje na mbajti leksion për moral,sot erdhën e arrestuan se kish përdhunuar atë vajzën me të meta afër repartit. Dollibashi u mund dhe ne e kaluam me të qeshur. Me të qeshur dhe me të ngjeshur.
*
As dy vjet nuk kish LUANI në shtëpinë e re dykatshe mu buzë xhadesë dhe u përmbys diktatura. LUANI u bë me krahë dhe,sado e ngriti me gjak e djersë, më tha:- Do ta shesë shtëpinë! Mos,-i thashë unë,-ti dhe jotshoqe FATIMJA nuk derdhët djersë vetëm,por dhe gjak.FATIMJA u tretë si qiri,se fëmijët qenë të vegjël.

-E di pse do e shesë,- tha ai. Do vete në TIRANË dhe do ble Shtëpinë ku u themelua partia. SE nga jo"shtëpi" na u pi gjaku mua dhe gjithë pasuesit.

Dhe vërtet që e shiti.Pak paradoksale,por e vërtetë:Shtëpinë dyktashe të djalit të kulakut, LUAN ISUF JAUPLLARI,e blenë dy nipojtë e e NACIONALISTIT të madh ABAS ERMËNJI.

LUANI drejt e në Tiranë për të blerë atë Shtëpi muze,por ata që adminstronin nuk e shitën dhe LUANI që krahët i kish të"njoma" jo vetën nuk u kthye në MBROSTAR-URA,por e ngrit shtëpinë në DURRËS,tek vila e ZOGUT dhe jo vetëm kaq:ngriti furrëbuke dhe shiste,në fillim të demokracisë deri në FIER. Natyrshëm,ka hequr dorë nga biznesi dhe gëzon pensionin së bashku me bashkëshorten,FATIMEN. Unë i uroj:-Të kenë njëri-tjetrin për një shekull!

*
Epilog

Enkas po e shkruaj këtë tregim për LUAN JAUPLLARIN,se jo vetëm ia vlen,por marrë shkasë nga ajo thënia e tij:-Nuk pi shëndet për një njeri me pozitë,sa është gjallë. Dhe vërtet ka të drejtë. Unë ,nga gjaku jam skraparli,dhe kur lexova se ka dalë një libër për 100-personalitet e SKRAPARIT,tak më erdhi në mend,dollia e LUANIT:-Nuk pi shëndet për një me pozita sa është gjjallë. Në listë si person që nderon SKRAPARIN,ishte dhe një politikan që veç e turpëron SKRAPARIN,jo ta nderojë. E si mund të kesh respekt për një libër,kur bëhet një shkallë barazie të një krenarie, me pandershmërinë a ca më shumë turpin. Nuk hyj në ato"ujërat e tjera"(meriton, nuk e meriton),se,sado në atë libër,fare mirë mund të ish përfshirë dhe xhaxhai im i ndjerë, Juristi HILMI QAZIM HYSI, që dikatura e pushkatoi me Grupin e dytë të deputetëve në vitin 1948,por autori,sado është nga Vërzhezha (nga ishte dhe Hilmiu),nuk e pa të arsyeshme. Më mirë atë të turpit,se atë të nderit. Kishte hak LUAN JAUPLLARI që nuk pi shëndetin për një njeri me pozitë se kush edi ç'bën nesër?

Tiranë, 17 janar 2025

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat