Shtëpia e vockël mbi ujë, si n’përralla
kujtimet e një nate m’i ruan të gjalla.
Përposhtë rrjedh uji ngadalë, ngadalë
përbrenda dy shpirta përndizën pandalë.
Nën dritën e qirit shkëndijime sysh
dy trupa bërë një a një i ndarë ne dysh.
U dëgjuan thirrje dh’ofshama at’ natë
rrishim kokë me kokë, përball ngatë e ngatë.
Si t’ish një çast nata kaloi, erdh’ agimi
ike bashkë me natën, mbeti veç kujtimi.
Mall më lind kujtimi dhe uj’ rrjedh pandalë
dashurinë për ty, nuk ma shuan vallë!