Armëpushimi

Kultura

Armëpushimi

Nga: Dedë Preqi Më: 18 janar 2025 Në ora: 13:18
Dedë Preqi

Kudo që dëgjon fjalën armëpushim

Jeta i hap krahët e vet e merr një kuptim,

Paqa të ngrohë të jep shpirt e jetë

Lufta është përmbytje tmerr i vërtetë.

Dhe fëmijët n’gjumë frika me ankth i zgjon

Syri i tyre i skuqur nga lotët nuk pushon,

Derdhen dhëmbjet rrugëve nga harrimi

Lutjet shkojnë huq pa fije shprese e shpëtimi.

Armëpushimi i fton palët në paqë dhe qetësi

Dhe lirimi i pengjeve një vendim i shenjtë,

Kudo paqa n’botë të mbretërojë në çdo skaj

Lufta është mallkim, të mos dëgjohet kurrë zëri i saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat