Prof. Fetah Bahtiri është një personalitet që kudo që ka punuar e vepruar ka lënë gjurmë të pashlyeshme

Kultura

Prof. Fetah Bahtiri është një personalitet që kudo që ka punuar e vepruar ka lënë gjurmë të pashlyeshme

Nga: Xhavit Çitaku Më: 19 janar 2025 Në ora: 11:45
Foto ilustrim

Organizimi i djeshëm i përbashkët i aktivitetit kulturor të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë“Papa Klementi xi Albani” dhe QKSH “Migjeni” në Borås të Suedisë, paraqet një moment të veçantë nderi e reflektimi për jetën dhe veprimtarinë e Profesor Fetah Bahtiri, atdhetarit, edukatorit, krijuesit, përkthyesit, studiuesit, publicistit, përkthyesit e humanistit. Fetah Bahtiri është një personalitet që kudo që ka jetuar e vepruar ka lënë emër të nderuar, ka lënë gjurmë të pashlyeshme për punë të mira e të dobishme që ka kryer, u tha në nisjen e këtij tubimi. Do theksuar se moderimi profesional i Gladiola Busulla, Kryetae e QKSH “Migjeni”, krijojë një atmosferë të këndshme tek pjesëmarrësit, ngaqë ajo fliste një gjuhë të pastër e të pasur për lakmi.

Ullmar Qvik është jo vetëm një studiues i shkëlqyer, por edhe si një person me një dashuri të thellë për muzikën, për gjuhën, për letërsinë, për kulturën dhe përgjithësisht për popullin shqiptarë

Në fillim u përua libri i protagonistit të këtij eventi, Prof. Fetah Bahtiri, “Ullmar Qvick Albanalog Plus” monografi, për të cilin krijuesi e publicisti i njohur Rizah Sheqiri tha se në këtë vepër autori shqyrton jetën dhe veprën e njërit nga albanalogët dhe përkthyesit më të njohur suedez të shekullit të 20-të, z. Ullmar Qvick. Fetah Bahtiri, me dashuri, me përkushtim e pasion, ofro një vështrim të hollësishëm mbi figurën poliedrike të z. Qvick, i cili, përmes përkthimeve, studimeve dhe kontributit të tij prej shkrimtari, përkthyesi, intelektuali dhe veprimtari të denjë ka ndihmuar në ndriçimin e çështjes shqiptre, në pasqyrimin e letërsisë, kulturës dhe historisë shqiptare, jo vetëm në Suedi por edhe më gjerë. Ai paraqet me kujdes dhe në hollësi angazhimin e tij në çështjen shqiptare në fusha të ndryshme kulturore, shoqërore dhe politike duke i trajtuar edhe këtu edhe hulumtimet e artikujt e tij qoftë nga fusha e albanologjisë, letërsisë apo edhe nga fusha e kulturës dhe politkës që Qvick i ka shkruar me profesionalizëm dhe me dashuri e dashamirësi për Shqipërinë e Kosovën dhe për gjithë shqiptarët në përgjithësi. Autori i librit shtjellon me një stil të qartë dhe të kuptueshëm, me një gjuhë të asur e të rrjedhshme analitike e vështruese angazhimin e gjithanshëm të y. Qvick, punë e angazhim me përkushtim shumë vjeçar që e ka bërë atë të jetë një figurë kyçe dhe shumë e rëndësishme për shqiptarët.

Një aspekt interesant i këtij libri është mënyra se si Fetah Bahtiri i çaset figurës së z.Qvick, duke e trajtuar atë jo vetëm si një studiues i shkëlqyer, por edhe si një person me një dashuri të thellë për muzikën, për gjuhën, për letërsinë, për kulturën dhe përgjithësisht për popullin shqiptarë. Autori vë në pah jo vetëm profesionalizmin dhe dijen e Qvickut, por edhe aspektet më njerëzore të tij, duke e portretizuar atë në hollësi si një individ që ka kontribuar në mënyrë të heshtur dhe pa shumë bujë në njohjen e kulturës, historisë dhe traditës shqiptare tek populli suedez dhe më gjerë. Duke u bazuar në materien që trajton ky libër e them hapur dhe pa asnjë hezitim se “Ullmar Qvick Albanalog Plus” është një libër i vlefshëm dhe i rëndësishëm që ndihmon edhe në pasqyrimin, në ruajtjen dhe në promovimin e trashëgimisë kulturore e shoqërore shqiptare.

Me një qasje profesionale, të angazhuar e të detajuar në hollësi, Fetah Bahtiri ka krijuar një vepër që e nderon figurën e Ullmar Qvickut dhe që i ofron lexuesit një mundësi të pasur për ta njohur më shumë dhe më mirë punën dhe kontributin të tij të çmuar e shumëvjeçar, si një mik i madh dhe besnik i shqiptarëve, si krijues e intelektual, si përkthyes e albanalog i pashoq, tha ndër të tjera Rizah Sheqiri. Ndërkaq, Krijuesi i mirëfilltë letrar, Hamit Gurguri, se libri “Ullmar Qvick Albanalog Plus, i autorit Fetah Bahtiri është një vepër madhore kushtuar këtij personaliteti që bëri punë të çmuar për gjuhën shqipe dhe për shqiptarët. Ne, shqiptarët e kishim Ullmarin ambasador, kur Kosova nuk kishte askund përfaqësi diplomatike, Ishte zëdhënës i çështjes së Kosovës dhe të ne shqiptarëve në Skandinavi. E patëm mik kur shumë kur të tjerët na e kthenin shpinën. Në ditët më të vështira, Ullmari mbeti burrë stoik, i palekundur e besnik, duke dëshmuar dashurinë për kuëlturë, letërsi, histori, por në veçanti për shkencën e albanologjisë.Ne, anëtarët e QKSH “Migjeni” ndihemi krenar që i botuam librat e zgjedhura të Qvickut siç janë librat në gjuhën shqipe të përkthyera në atë suedeze: Drama “Gofi” i Anton Pashkut, “Shqiponjat dhe malet”, antologji e poezisë shqipe, “A ka kund zot” të autorit Agim Gjakova, “Më shumë heroizma se grurë” ( Histori, skica, udhëpërshkrime e krijimtari e Ullmarit për shqiptarët, për Shqipërinë dhe Kosovën) e përkthyer nga Hajdin Abazi, autor i të cilit është Ullmar Qvick, përfundoi Hamit Gurguri. Për këtë libër dha një vlerësim tejet të tëholluar e profesional edhe krijuesi i spikatur Sokol Demaku.

Shembull i njeriut të mirë, të thjeshtë, komunikues,, të dashur dhe atdhetarit të devotshëm

Duke folur për figurën e Fetah Bahtirit, Xhavit Çitaku, krijues, publicist e gazetar, tha se Kosova dhe fati i saj ishin brenga dhe preoukupimi i tij shikuar nga dimensionet nga më të ndryshmet, ndërkaq ai në vetëdijen shqiptare të atyre viteve të pështjellimta hyri si një shkreptinë drite në një përpjekje për të dëbuar terrin që mbahej në nënshtrim dhe të hapet rruga e të realizohet ëndja për arsim. Ky veteran i arsimit dha aq shumë në këtë fushë me një përkushtim plot pasion, me ndjenjë të thellë e të themeltë, që e thërriste në këtë ndërgjegje atdhetarie, në këtë mvëtësim të vlerave dhe në këtë manifestim pasuror për popullin e Kosovës si dhe për komunitetin shqiptar në Suedi.

Fetah Bahtiri është një shembull i njeriut të mirë, të afërt, të shoqerueshëm, të thjeshtë, komunikues, të dashur. Të personaliteti i tij janë harmonizuar bukur dimensionet njerëzore me ato të mësuesit të përkushtuar, poetit e prozatorit të talentuar, studiuesit shumëdemensional, përkthyesit e redaktorit të spikatur, veprimtmarit të guximshëm e atdhetarit të devotshëm. Prandaj, duke i parë e vlerësuar të gjitha këto virtyte e karaktere të njerëzishme, punën e aktivitetin e pasur e me përmbajtje prej mbi gjashtë dekadash me 29 korrik 2015 u organizua një tubim i veçantë për këtë personalitet përkor në komunën e Mitrovicës, një vlerësim e mirënjohje më e lart që mund t’i ndahet një njeriu.

Viron Kona shkrimtar e publicist nga Tirana personalitetin e Fetah Bahtirit e vlerëson kësisoj: “Fetah Bahtiri është një personalitet me vlera të shumta, një mësues, pedagog dhe autor librash shkollorë, një shembull i qytetarisë, një studiues, përkthyes dhe publicist i shquar, i cili na nderon vazhdimisht me fjalën, urtësinë, me kulturën e tij të gjerë prej dijetari, me veprën e tij madhore shumëdimensionale, me përpjekjet e tij të mëdha e të vazhdueshme në dobi të integrimit aty në shoqërinë e përparuar suedeze, duke treguar kurdoherë vlera të vyera dhe të mëdha kulturore, arsimore, humane dhe atdhetare. Një moment i rëndësishëm i jetës së prof. Fetah Bahtirit është dhe vepra e tij kushtuar mikut të madh të shqiptarëve Ullmar Qvick (Kvik), që sot po përurohet, i cili na ka qëndruar vazhdimisht pranë ne shqiptarëve, veçanërisht në kohët tona më të vështira, siç ishte mbështetja e tij gjatë luftës së Kosovës, kur populli dhe UÇK-ja luftonin për liri e pavarësi. Ullmar Kviku ka qenë kurdoherë shembulli më mbresëlënës dhe më i bukur i humanizmit, por dhe një kontribuues i madh vlerash dhe frymëzimesh për ne shqiptarët, ndërkohë që ai është njeriu, në dorën dhe mendjen e të cilit kanë kaluar shumica e përkthimeve letrare nga gjuha shqipe në gjuhën suedeze dhe anasjelltas, është autor i veprës madhore kushtuar ne shqiptarëve “Më shumë heroizma se sa grurë”, sikurse ka qenë dhe është dhe një nga mbështetësit kryesor në integrimin e shqiptarëve në Suedi. Shqiptarët kanë shumë miq në botë, por Ullmar Kviku shkëlqen në krye të tyre, veçanërisht me shprehjen e tij brilante: “Unë, nëse do të jetoja edhe një herë, do të punoja me shqiptarët dhe për shqiptarët.”

Sokol Demaku tha se të flasish për Prof. Fetah Bahtirin, do të thotë të flasish për njeriun e sakrificave, për një mërgimtar intelektual, i cili, po ashtu, zë vend të rëndësishëm në letrat shqipe, në mësimin e gjuhës amtare për nxënësit shqiptarë, në prezentimin e kulturës dhe gjuhës së embël shqipe. Është njëri nga themeluesit e LASH “Naim Frashëri”, Dega në Suedi, për të cilën ka shkruar statutin e parë. Është bashkautor i përpilimit të fjalorit të parë juridik Suedisht- Shqip. Ka dhënë kontribut të madh edhe si përkthyes i autorizuar dhe si bashkëpunëtor shkencor në Universitetin e Stokholmit. Instituti i Përkthimeve. Edhe puna e tij krijuese në disa zhanre po vlerësohet lart nga lexuesit dhe kritika letrare, ndërkaq veprimtaria e tij është prezente edhe në sferën e kulturës, humanizmit, studimit etj. Është inicues i formimit të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Këlmenti i XI Albani” dhe është nënkryetar i saj, tha ndër të tjera ky orator. Edhe Muharrem Binaku, Avni Pasoma, Emine Hoti,Zeqir Kurti, Rizah Sheqiri, Miftar Havolli dhe Gladiola Busulla lartësuan punën dhe veprimtarin e pasur e me përmbajtje të Prof. Fetah Bahtirit, duke u ndier të nderuar që patën rastin ta njohin dhe disa të tjerë edhe të bashkëpunojnë me këtë njeri përkor.

Për veprimtari shembullore jetësore në shërbim të kombit dhe atdheut, për kontributin e madh që ka dhënë në fushën e arsimit, krijimtarisë letrare, humanitare e në përkthime, në krijimin e urave të reja të bashkëpunimit ndërmejt komunitetit shqiptar dhe atij suedez si dhe në punën e palodhshme dhe të suksesshme që ka dhënë në SHSHASH “Papa Këlementi XI Albani” atij iu nda një dekoratë nga kz asosacion krijues. Po ashtu, një mirënjohje për gjithë këtë punë të çmuar që ka dhënë ia ndau edhe nga SHKSH “Migjeni”.

Prof. Fetah Bahtiri e ndjeu veten tejet të nderuar e të respektuar për këtë event të mbajtur kushtuar veprimtarisë së tij jetësore dhe i emocionuar falenderoi organizatorët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat