Dialog me Dashin e dhenëve

Kultura

Dialog me Dashin e dhenëve

Nga: Sulejman Mehazi Më: 19 janar 2025 Në ora: 17:12
Autori Sulejman Mehazi

- Pse jeni krijuar kaq të mallkuara, nga të gjitha shtazët, pa një, pa dy, pa zë e qarë e jepni shpirtin pa farë frike?, e pyeta Dashin e dhenëve.

- Ne nuk jemi frikacakë si shqiptarët që s'kanë lidhje me humanizmin, ne jemi aq humanë saqë për të ushqyer të varfërit e japim shpirtin që me mishin e trupit tonë ushqejmë skamnorët.

Unë së bashku me dhentë e mia sa më shumë që sakrifikohemi e kurbanosemi, aq më shumë shtohemi e gjallërohemi, kurse shqiptarët e tu sa më shumë që i ikin sakrificës e kurbanosjes, sa më shumë që i frikohen vdekjes aq më shumë zvogëlohen, zhduken e i kaplon vdekja

- Çfarë doni të thoni me këto fjalë, se delet tua budallaqe janë më trimëresha se bijat e bijët e ilirëve, shqiptarëve?, ia ktheva Dashit.

- Nuk është e rastësishme robëria juaj 4 mijë vjeçare, simbolika më e mirë e të sakrifikuarit janë delet e mia të buta e të bekuara, si nuk mendoni e mësoni nga delet, sa madhështore janë, në moment lejojnë që t’iu hiqet koka, vetëm e vetëm trupi i tyre, mishi i tyre të bëhet ushqim për shqiptarët e varfër.. Delet e mia sa më shumë që sakrifikohen e therren aq më shumë lindin, rriten  e shtohen.

Gjatë ditëve të Kurban Bajramit jo me qindra, por me miliona dhenë kurbanosen, por përsëri, pas një viti, barinjve ju dyfyshohen tufat e dhenve, më qortoi Dashi.

- Mjafni, i thashë, jeni aq frikacakë saqë një ujk ua bën thërrime tufën tuaj të dhenëve.

- Pikërisht, këtu është mrekullia e jonë, ne jemi kafshë më të buta, më të kulturuara e më të sakrifikuara, urtësia jonë na ka bërë të

shtohemi e shtohemi në tufa e kope për shkak se ne nuk jemi të dëmshëm e te egërr sikurse shqiptarët që ju përngjajnë më shumë ujqërve duke hengër njëri tjetrin.

Po sikur të ishin shtuar ujqërit e hienat në tufa e kope nuk do egzistonte bota njerëzore....

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat