Me dy dhjetor, ndoshta bora mbulonte Rugovën,
kur atdheu yt ishte i lidhur në zinxhirë.
Jeta ishte e rëndë, dhimbje kishte koha,
dhe qielli pëshpëriste për babain dhe gjyshin tënd.
Ti, urtak i dheut arbëror,
si një mal që hesht, por mban tokën mbi supe,
sot na shikon nga qiejt e largët,
ndërsa ne, populli yt, të lëndojmë me gabime të reja.
Aleancën me miq që ndërtoje me durim,
po e shkatërrojmë me fjalë boshe e teprime.
President, liria që deshe për ne,
ka nisur të humbë udhën në mjegullën tonë politike.
Mos na u hidhero, o burrë i madh,
sepse këta jemi ne, populli yt dardan.
E sot, në ditëlindjen tënde,
të urojmë të mira për këtë dhe të lashtë,
për këtë popull që ende ëndërron,
mes dhimbjeve dhe shpresave që kurrë s’fiken.
Historia të ruan në zemrën e saj,
edhe pse këndej disa që të shanë dje,
sot vinë te varri yt me fjalë të ëmbla të thonë,
ndërsa në zemër ende mbajnë mosmirënjohjen.
Unë të kujtoj ndryshe, me vargje e poezi,
se dijet, o dijetar, duhen me dije,
jo me thashetheme dhe harresa.
Ti, arkitekt i lirisë, ndërtoje ëndrrën,
dhe na e le të fortë, si gurët e kësaj toke.
Fryma jote endet mbi kodrat dhe luginat,
si një flakë që kurrë nuk shuhet.
Dardania të përkujton me krenari dhe mall,
sepse ti ishe jo vetëm një president,
por arkitekti i shpresës së një kombi.
Prishtinë me 2 dhejtor 2024