Në mes vargjeve, e brenda rreshtave;
Të takoj, e flas me ty në heshtje;
Për bukurinë e gjuhës, për poezinë;
Për librat, jetën dhe letërsinë.
Në bibliotekën time e ke një strehë;
E di se është e vogël, por aty gjen ngrohtësinë;
Rrëfimi yt i gjatë, për dashurinë.