Orhan Shaqiri gati një projekt dedikuar babait të tij artist

Kultura

Orhan Shaqiri gati një projekt dedikuar babait të tij artist

Më: 22 janar 2025 Në ora: 15:38
Foto ilustrim

Ai nuk jeton më, por nuk do të harrohet kurrë për veprat që ka lënë, sidomos në muzikë. Është fjala për artistin e njohur Mazlum Shaqiri - Lumit, dhe djali i tij, këngëtari Orhan Shaqiri, ka gati një projekt muzikor me titull "Baba Lum", i cili do të jetë një dedikim për babain e tij të njohur, që ka kontribuar shumë në muzikën shqiptare.

Duke kujtuar artistin e ndjerë, i cili kishte nisur muzikën në hapat e nënës së tij, Fatije Berisha, ai që i vogël ra në sy për talentin e tij, duke u nderuar në garat e shkollës për zërin e tij. Kur ishte i ri, në Vushtrri, ai realizoi albumin e parë me titull "O krevet ty të raftë fundi", i cili u bë një nga albumet më të shitura në atë kohë në Ballkan. Pas kësaj, ai vazhdoi të bënte karrierë në mërgim me albume të tjera mjaft të suksesshme dhe formoi grupin "Piramida", ku ishin të pranishëm kudo.

Por Mazlum Shaqiri, përveç se artist, ishte edhe një njeri shumë human, i cili nga viti 1997 deri në 2020 ndihmoi shumë familje shqiptare, si dhe familje të nacionaliteteve të tjera, si ashkali, egjiptas, romë, kudo në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi etj.

Ndërkohë, shumë shpejt mësojmë se djali i tij, artisti Orhan Shaqiri, do ta publikojë këtë këngë, ku vargjet e saj i ka thurur vetë ai, dhe do të vijë me klip.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat