Kjo është një histori
e vërtetë që nga mesjeta
e deri më sot
Luftën e fitojnë heronjët
ndërsa shtetin e qeverisin maskarenjet
Edhe ata që kanë marrë pjesë në luftë
por për një arsye apo tjetër
nuk e kanë flijuar jetën për Atdhe
e pas lufte i turren pushtetit
për tu pasuruar përveti
ata duhet ta lëshojnë Atdheun
për t'shkuar atje ku liria
blehet me lekë
e jo me gjakun e dëshmorëve
t'kombit dhe Atdheut.
Historia nuk gënjen
që nga ekzitenca e njerëzimit
vetëm t'vërtetën e pohon
gjithmonë Lirinë e fitojnë Heronjët
ndërsa shtetin e qeverisin maskarenjët
duke i gënjyer qytetarët
se jetën do t'ua bëjnë parajsë
n'vend bukës
kanë për t'hangër mjaltë.
Nëse konsultojmë memorien
para ca vite një subjekt politikë n'Kosovë
premtojë: "Posa t'fitojmë zgjedhjet
Kosovën do ta bëjmë Zvicrren e Ballkanit"
kur i fituanë zgjedhjet
300.000 qytetarë e lëshuan Kosovën.
duke ikur në perëndim
për ta siguruar kafshatën e gojës.