Fatkeqësisht, Unë edhe si autor i këtij shkrimi publicistik i dehur me raki rrushi “hallall“ Ballkanik, dhe Çaj rusi turko - arab “haram”, nuk shoh rrezik, dinakëri Turko - arabe për Ditën e Nesërme Shqiptare., në Evropë.
Fatkeqësisht, populli Shqiptar, ende merret me limonada, bozë dhe tollumba tregtare me “sheqer” pa brumë të partive politike Shqiptare te “Pazari i Grave”…
Dalldisjet e tyre folklorike shqiptare me këngë, valle dhe pizi. Ende, përpiqen të bëjnë “politikë madhore” para kamerave televizive.
Përderisa ky popull do të merret me. limonada, bozë dhe tollumba me sheqer, e pa brumë, nuk ka Ditë të Nesërme!
Edhe pse, në sistemin komunist me tollumba e pushtuam Jugosllavinë. Sot, me tollumba politike, përpiqemi ta pushtojmë Shqipërinë, Republikën e Kosovës dhe Maqedoninë e Veriut...