Kanë kaluar shumë motmote
kur nuk kam nuhatur
aromën tënde
me plot dashuri
dhe emocione.
Ike,
nuk e di ku vajte
më le vetëm,
pa e nuhatur
as njëherë më
aq të ëmbël
aromën tende.
Shpesh më shfaqesh
në ëndërr në gjumë,
atëherë kur shkonim në shkollë,
ato ditë
s'mund t'i harroj kurrë,
sa të rroj në këtë botë,
ditë e natë,
qaj me lotë!