Premtimet në fushatë sot si atëherë

Kultura

Premtimet në fushatë sot si atëherë

Nga: Milazim Zeqiraj Më: 23 janar 2025 Në ora: 15:17
Autori Milazim Zeqiraj

Jemi në zgjedhje duke zgjedhur

Fjalime madhore në fushatë 

"Nese ju më doni 50%, sa ju du unë

atëhere fitorja është 70%.“

Populli më fetyrë kah dielli,

politikajt kërkojnë vota.

Në fushatë më premtime sot si atëhere,

Duke u arsytu e akuzu.

Për premtime më vonë si jep pësë parë.

Tymnaja po bellafaqohet më realitëtin.

përpiqen të bëjnë sa ma shumë like

Probleme më thes.

Na falni, qirinjet u shitën,

Ai që vonohet koha e dënon.

Populli nuk po ngihet kurrë

më liri e demokraci.

Besa edhe këto nuk kanë fund.

Po pijm një kafe të ëmbël.

Në mua e mbi mu është fryma ime.

Patrotizmi në fushatë monedhë e lirë. 

Nga dashuria për mu,

tani i dua 500 mijë like.

Dëshirat e pa thëna mi realizu.

Propaganda e mveshur më premtim

Yjt e fitoreve s´po shifen e s´do të shifen,

Në rrugtimin tonë nuk jemi vetëm.

Populli në huti, 

Mosbesimi nuk është besim.

Duhet të zgjidhet më i miri

se ka rrezik të kallet shtëpia. 

N´fushatë më propagandë e arrogancë

Më fjalime duke u mbrojtur 

nga opozita, demokracia e fjala e lirë.

Në politikë ka moral e përgjëgjësi.

Jemi në kohën moderne,

premtimi nuk është gënjeshtër.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat